Flash

Salah tremb Liverpool e bën të ëndërrojë Real Madrid: "Për të ardhmen nuk flas"

Lapsi.al 3 June 2019
Salah tremb Liverpool e bën të ëndërrojë Real Madrid:

Afirmimet e Mohamed Salah në lidhje me të ardhmen e tij ("tani nuk mund të flas") në përfundim të finales së Champions League fituar nga Liverpool, nuk kanë kaluar pa vëmendje në shtëpinë e Real Madrid. Ashtu si bën të ditur e përditshmja spanjolle 'As', që vitin e kaluar blancos kishin bërë një tentativë për të marrë në Bernabeu sulmuesin egjiptian, por ishin tërhequr përballë kërkesës së Reds prej 200 milionë euro.

Një vit larg nga ajo periudhë, skenari ka ndryshuar pjesërisht: Casa Blanca, vjen nga një sezon i komplikuar dhe ka nevojë të madhe të përforcohet. Në të njëjtën kohë, ish-lojtari i Chelsea e Roma është më i gatshëm ti japë lamtumirën Premier League. Konkuorenca për Salah në të gjitha rastet është e egër: Bayern Mynih e Manchester United janë gati të lëvizin për sulmuesin në rast të lamtumirës së tij nga Anfield Road.

Problem për Merengues do të jetë raporti i thyer mes kapitenit të Real Sergio Ramos e sulmuesit egjiptian, pas incidentit të ndodhur në finalen e Champions League një vit më parë në Kiev. Mbrojtësi që i shkaktoi dëmtimin Salah në finale, nuk u mjaftua me kaq, sepse debatet vazhduan edhe në distancë e vështirë se Salah e harron këtë gjë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI