Flash

Regjisori mysliman: Feja islame nuk e dënon homoseksualitetin

Lapsi.al 31 May 2019
Regjisori mysliman: Feja islame nuk e dënon homoseksualitetin

Në Festivalin e këtij viti në Torino, një nga festivalet më të rëndësishme të filmit  për komunitetitn LGBTQIA në Europë, aktivisti italo-pakistanez, Wahajat Abbas Kazmi prezantoi dokumentarin e tij  me titull “Allahu e do barazinë”, në të cilin sqaron se si feja islame nuk e dënon homoseksualitetin.

Në një intervistë për “Vanity Fair”, ai thotë se të qenit homoseksual, lesbike dhe transgjinor në emër të Islamit nuk është vetëm e mundur, por edhe e drejtë. “Me kusht që ta pranojmë që nëse “Perëndia nuk bën gabim, atëherë askush nuk mund të jetë krijuar gabim” ” -Kjo është ideja që qëndron pas dokumentarit të realizuar nga ai. “E rëndësishme është që njerëzit të dinë se islami nuk është një fe homofobike”-shprehet ai. Të qënit homoseksual në Pakistan, ose më keq, lezbike, ende është një tabu dhe mund të kushtojë jetën”- thotë Kazmi. “Është një nga shtetet më homofobike në botë. Po të kisha shpallur homoseksual në vendin tim të origjinës, do të isha akuzuar për blasfemi. Një krim që përfshin dënimin me vdekje. Shoqëria pakistaneze nuk është ende gati për të hapur një dialog mbi homoseksualitetin, megjithëse ka pasur disa përpjekje të turpshme. Por në nivelin e të drejtave dalin kundër interpretimeve më të ashpra të Kur’anit dhe hadithit, tregimet rreth jetës së Profetit. Dhe homoseksualët, lesbiket dhe transgjinorët janë të dënuar për margjinalizim.”-shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI