Flash

Juventus, Sarri takon Chelsea: me 6-7 milionë mund të lirohet

Lapsi.al 31 May 2019
Juventus, Sarri takon Chelsea: me 6-7 milionë mund të lirohet

Dita kur Inter ka lajmëruar zyrtarisht Antonio Conte si trajnerin e ri, mund të jetë vendimtare edhe për stolin e Juventus. Favoriti i madh është Maurizio Sarri, i cili pasi ka fituar Europa League në orët që vijnë do të takohet me drejtuesit e Chelsea për të përcaktuar të ardhmen e tij. Në shtëpinë bardhezi ka shumë besim, nxitur nga fakti që Fali Ramadani (ndërmjetës në negociatat që sollën 60-vjeçarin te Blutë) ka arritur një mirëkuptim maksimal me të superfuqishmen Marina Granovskaia: klubi anglez nuk do t'i fusë shkopinj nën rrota bardhezinjve dhe Sarrit (i cili ka edhe dy vite kontratë) në këmbim të një shifre të barabartë me 6-7 milionë euro. Fjala e funit, në fakt, i takon Abramovich.

Do t'i takojë pronarit rus t'i japë udhë të lirë përfundimisht, lëvizje e nevojshme për të zhbllokuar një operacion tejet të nxehtë prej ditësh: Sarri do ta takojë në shoqëri të Alessandro Pellegrini, agjentit të tij që ka mbërritur në Londër të enjten dhe me të cilin ka darkuar për të përgatitur sa më mirë takimin me drejtuesit e Bluve.

Përtej surprizave, e ardhmja e Maurizio Sarri do të jetë bardhezi, por nëse "Zonja e Vjetër" nuk do të ishte entuziaste për të paguar shifrën çliruese prej 6-7 milionë euroshs Chelsea, shkruan Tuttosport, të dyja klubet mund të gjejnë një kompromis me blerjen e mundshme të Emerson Palmieri nga Juventus për një shifër 25-30 milionë euro. Një operacion i ngjashëm me atë të vitit të kaluar për Jorginho, një lloj "takse" e paguar nga Chelsea për Napoli për trajnerin toskan.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI