Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Sarri si fitues, josh edhe më shumë Juventus: ja hapat e ardhshëm të Paratici...

Lapsi.al 30 May 2019
Sarri si fitues, josh edhe më shumë Juventus: ja hapat e ardhshëm

Në 30 vjet Maurizio Sarri i ka kaluar të gjitha kategoritë e futbollit italian, që nga Serie B tek Serie A. Është vërtetë 60 vjeç, por kjo nuk e ka penguar që me idetë e tij në krye të Chelsea të fitonte trofeun e tij të parë si profesionist në Europa Ligë. Ndoshta vlen shprehja: askush nuk është profet në vendin e tij. E në këtë pikë, tani, Juventus mendon pikërisht për të, për ciklin e ri për të mos u ndalur pas largimit të Allegri dhe atyre njëmbëdhjetë titujve të fituar në pesë sezone.

Të nesërmen e suksesit të tij evropian, ndaj Arsenal, bardhezinjtë po i kërkojnë atij të njëjtën gjë si në Baku: të fitojnë duke luajtur mirë. Sepse në shtëpinë e kampionëve të Italisë ajo “fitorja është e vetmja gjë që llogaritet” është një kusht i domosdoshëm, një shenjë e dukshme e rinjohjes së asaj Adn-je që nuk ka kurrë ndërmend të ndryshojë. Sarri nuk mbyll derën, por po mundohet të ruajë ekuilibrin: “Në 20 ditët e fundit më kanë kaluar të sigurtë tek Roma, pastaj tek Milani dhe tani tek Juve. Deri sa janë gjëra që lexohen nëpër gazeta nuk bëjnë asnjë përshtypje – ka thënë dje në mbrëmje trajneri përpara telekamerave, i veshur me xhaketë dhe kollare për rastin në fjalë – Napoli? Napoletanët e dinë shumë mirë dashurinë që kam për ta dhe e dinë shumë mirë që vitin e kaluar kam zgjedhur të shkoj jashtë për të mos shkuar direkt në një tjetër skuadër italiane. E dinë që respekti nga ana ime do ta kenë gjithmonë. Pastaj profesioni të sjellë ndonjëherë një tjetër tip ecjeje, por kjo nuk do të ndryshojë absolutisht asgjë në raportin me Napolin qytet, Napolin tifozeri dhe futbollin e Napolit”.

Sot menaxheri i Sarrit do të takojë drejtuesit e klubit të Chelsea dhe do të provojë të zgjidhë kontratën me Blues e kështu do të mund t’i japi prioritet zyrtarisht projektit të Juventus (nuk është i vetmi që është duke e pritur). Bardhezinjtë, nga ana e tyre, do të marrin përsëri ndonjë ditë kohë: idea Pochettino qëndron përsëri në këmbë, ëndërra Guardiola është ngrirë me një kohë të pacaktuar. Paratici në fillim, për të qenë në lojë me të gjitha alternativat, duhet të bllokojë Inzaghin në firmën e mundshme me Milanin. Me Sarrin dhe lojën e tij të bukur, i freskët nga një sukses europian, që e ndryshon në mënyrë të dukshme perceptimin, rruga e akordit duket tashmë e shtruar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI