Sipas atyre që raportohen, Harry do të drekojë privatisht me Donald dhe do të flasin për çfarëdo gjëje që krerët e shteteve flasin, ndërkohë William dhe Kate do të pijnë çaj me presidentin e Amerikës gjatë ditës së dytë të vizitës së tij. Dukët e Cambridge më pas do ti bashkohen Princi Charles dhe Dukeshës Camilla, për një ceremoni që do të bëhet në Buckingham Palace për nder të Trump.Gjatë këtyre takimeve gjithsesi, Meghan Markle nuk do të jetë prezente dhe jo vetëm sepse ka zgjedhur të qëndrojë në shtëpinë e saj, për tu kujdesur për të voglin Archie, por sepse bashkëshortja e Harry nuk është ndonjë fanse e madhe e miliarderit amerikan.