Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Video/ Chelsea shkatërron Arsenal: Sarri i jep humbjen e parë në një finale Emery

Lapsi.al 29 May 2019
Video/ Chelsea shkatërron Arsenal: Sarri i jep humbjen e parë në

'Sarri ball, Arsenal punching ball'. Chelsea i Maurizio Sarri triumfon në Europa League duke shkatërruar Gunners me një pjesë të dytë me ritëm frenetik e ku Sarri ekzaltoi kualitetet e Blues. Katër goditje të frikshme ndaj Unai Emery, që në këtë kompeticion kishte fituar tre finale në tre. Përfundon përtokë, i tronditur nga Hazard e Giroud, protagonistët absolutë, ndërsa në anën tjetër zhgënjejnë të shumëpriturit Aubameyang e Lacazette.

XHAKA - E megjithatë nisën më mirë Gunners, që manovrojnë mirë në krahë. Kolasinac ka hapësira pafund para tij, me Pedro që e ka të vështirë të mbulojë e Azpilicueta është i detyruar ti vijë në ndihmë dyshes së qendrës, të kërcënuar nga shpejtësia e Lacazette e Aubameyang. Shansin e parë e krijoi në të 9' Aubameyang që nuk gjeti kuadratin në një pozicion të mirë. Giroud u përgjigj me një goditje që ekzaltoi reflekset e Cech, ndërsa në të 28' silura e Granit Xhakës preku traversën.

LIGJI I ISH-it - Hazard merr përsipër skuadrën, duke provuar driblime e krosime, por është sugjerimi i Emerson që katër minuta nga rifillimi vjen i përpiktë për inteligjencën e Giroud që zhytet me kokë, duke mundur Cech në shtyllën e parë. Èshtë goli klasik i ish-it. Giroud, pesë sezone e gjysëm me fanellën e Arsenal, gjunjëzohet e gati i kërkon ndjesë tifozëve të tij të vjetër. Francezi luftoi, luajti fin, bëri sponde e shënoi, duke shfaqur tempizëm e klas. E mbylli turneun si golashënues.

NJERIU I FINALEVE - Në disavantazh Arsenal tentoi reagimin, por u hap rrezikshëm për kundërsulmet e Blues. Kështu në të 60' Hazard i pandalshëm i jep mundësinë Pedro të thyejë përsëri Cech. Spanjolli konfirmon famën e tij si njeriu i finaleve: është i pesti që shënon si në finalet e Champions ashtu dhe Europa League.

FESTIVAL GOLASH - Ndeshja doli nga normaliteti. Cdo aksion ishte një rast goli. Në të 65' Maitland-Niles shtriu përtokë Giroud e Hazard me penallti u duk se mbylli llogaritë. Katër minuta më pas, Iëobi me një goditje të fuqishme shkurtoi diferencën. Por as koha që Arsenal ta mendonte përmbysjen sepse kombinimi Hazard-Giroud shuajti ëndërrat për lavdi pa lindur ende: aksioni i 4-1 është për manual të futbollit, me sulmuesin francez që shërbeu me finte për belgun që shënoi dy golëshin personal, në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit me fanellën e Chelsea, në një mbrëmje që do të kujtohet vetëm nga Blues...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI