Flash

Taylor Swift i kthehet keq gazetarit për pyetjen seksiste

Lapsi.al 29 May 2019
Taylor Swift i kthehet keq gazetarit për pyetjen seksiste

Këngëtarja Taylor Swift, e cila po promovon së fundmi albumin e saj më të ri, ka dhënë po për këtë qëllim një intervistë për agjencinë e lajmeve “Deutsche Presse-Agentur”.

Mirëpo, Swift, për shkak të një pyetje të cilën e ka konsideruar seksiste dhe të papërshtatshme, nuk ka ngurruar të shfaqë karakterin e saj kryeneç. Konkretisht bëhet fjalë për faktin nëse ajo e ka menduar mëmësinë tani që po i afrohet të tridhjetave. “Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Mendoj se kurrë nuk do ta kishit pyetur ndonjë koleg timin mashkull që ka mbushur të 30-tat”-i është kundërvënë Swift gazetarit. Këngëtarja e njohur po përflitet së fundmi për një lidhje dashurie me aktorin britanik Joe Alwyn. Swift është një ndër ato personazhe që gjithnjë është komentuar kur bëhet fjalë për lidhje të trazuara dhe të dështuara.

Të këshilluara

Mel B pranon se ka fjetur me Zac Efron

E ftuar në “Piers Morgan’s Life Stories”, Mel B zbuloi një tjetër detaj interesant nga jeta e saj. Ajo shprehu se nuk e përkufizon seksualitetin e saj dhe mbi t...

19:02

Icardi, mijëra trëndafila për Wanda-n

Ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare për Mauro Icardi por kjo nuk e ndalon sulmuesin të festojë së bashku me bashkëshorten e tij Wanda Narën 5 vjetorin e ma...

17:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI