Flash

Përplasja në TV/ Rudina Xhunga i vjedh Artur Zhejit personazhin humoristik

Lapsi.al 29 May 2019
Përplasja në TV/ Rudina Xhunga i vjedh Artur Zhejit personazhin

Në televizionet shqiptare është bërë një rregull i pashkruar: nëse dikush shfaqet në një nga emisionet e panumërta politike, pavarësisht sesa gjëra të zgjuara thotë apo sa broçkulla këput, moderatorët konkurrentë nxitojnë ta vjedhin personazhin e ri. Kështu ka ndodhur edhe me Rudina Xhungën që ka huazuar për "Dritare", kripën dhe sheqerin e "360 Gradë", aktorin majtisto- nacionalist, Laert Vasili.

Vasili, i cili u bë i njohur për ekranin pasi dilte tek Arian Çani për shfaqet teatrore, pasi tradhëtoi shokët e tij që protestonin kundër qeverisë për prishjen e teatrit, u pikas shpejt nga Artur Zheji. Me futjen e tij në studio, Zheji, i cili bën  një emision të angazhuar opozitar, plotësonte dy qëllime: një, sillte në studio zërin e të majtëve që s'e kanë me qejf të bujtin në emisionin e tij dhe, dy, qesharakëzonte argumentat e të gjithë atyre që mbrojnë aksionin qeveritar.

Lexo më tej:

“Ke shitur shpirtin”, Laert Vasili një aktor në kohën e gabuar

Megjithëse kjo gjetje e Zhejit kishte shkaktuar shumë hilaritet, aktori i shndërruar prej tij në analist politik, Laert Vasili, nuk i rezistoi dot tundimit të konkurrentëve të tjerë. Fillimisht ai u shfaq në studion e Sonila Meços dhe të martën në mbrëmje edhe në "Dritare" të Rudina Xhungës.

Pra nëse fillimisht Laert Vasili u shpik për nevojat propagandistiko- humoristike të 360 Gradë, ai tani ka zënë në studiot politike vendin e një analisti serioz. Ai po përforcon rregullin e pashkruar se po nxorre kokën në një ekran, të rrëmbejnë të tërë të tjerët, pavarësisht nga kriteret.

Shembulli i tij po dëshmon edhe njëherë mjerimin e programeve politike që në shumicën e rasteve janë shndërruar në një gallatë që i ofrojnë njerëzve shtyrjen e kohës. Dhe në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur parlamenti po gëlon nga opozita e re, kur salla e tij u mbush me Kujtim Gjuzin, Rudina Hajdarin, Selami Jenisherin e kështu me radhë, virusi nuk kishte si mos shpërndahej edhe në emisionet që pasqyrojnë këtë realitet.

©Lapsi.al

“Qurrash, lëtyrë dhe bir ku*ve”/ Aktori Laert Vasili u përgjigjet kolegëve që e kanë fyer

https://youtu.be/jCgHlVH2Vt4

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI