Flash

Europa League/ Statistika e kurioriztete: gjithçka duhet të dini për finalen Chelsea-Arsenal

Lapsi.al 29 May 2019
Europa League/ Statistika e kurioriztete: gjithçka duhet të dini

Gjithcka gati për sfidën finale të Europa League, derbi anglez mes Chelsea e Arsenal që do të dorëzojë trofeun në Baku. Dy skuadrat londineze përballen nën drejtimin e arbitrit italian Gianluca Rocchi.

SI VJEN CHELSEA

Maurizio Sarri, që nuk e ka pëlqyer protokollin e Uefa për të cilën stëvitja e fundit duhej të ishte e hapur për mediat, nuk mund të besojë në dy pedina të rëndësishme si Loftus-Cheek e Hudson-Odoi (të dëmtuar në tendinen e Akilit), Rudiger (në gju) e Ampadu (problem në shpinë). Kanté vjen nga një dëmtim në gju të pësuar në stërvitje.

SI VJEN ARSENAL

Unai Emery nuk mund të ketë në dispozicion Ramsey (i ka dhënë lamtumirën Gunners, pasi u dëmtua në ndeshjen kundër Napolit), Denis Suárez (dëmtuar në muskujt e barkut), Bellerín, Holding (të dëmtuar në gju) përvec Mkhitaryan që nuk u nis me skuadrën për motive politike.

FORMACIONET E MUNDSHME

CHELSEA (4-3-3): Kepa; Alonso, David Luiz, Christensen, Azpilicueta; Jorginho, Kovacic, Barkley; Hazard, Giroud, Pedro. Trajner. Sarri

ARSENAL (3-4-1-2): Cech; Monreal, Koscielny, Sokratis; Kolasinac, Xhaka, Torreira, Maitland-Niles; Ozil; Lacazette, Aubameyang. Trajner. Emery

BOOKMAKERS

Bilanci i 10 precedentë të fundit është në ekuilibër të plotë: tre fitore të Chelsea, tre të Arsenal e katër barazime. Në parashikimet për derbin londinez që do të dorëzojë trofeun e Europa League, analistët e japin të favorizuar lehtë skuadrën e Maurizio Sarri, që në Europa League ka një statistikë më të mirë në krahasim me kundërshtarët: Blues kanë mbërritur në finale të pamundur, me 11 fitore e tre barazime. Suksesi i 12, që vlen Kupën, jepet me koeficientin 2,40. Ngjitet në nivelin 3,00 kuota e suksesit të Gunners (11 fitore, dy humbje e një barazim në bilanc). Duke parë tendencën e «X» në përplasjet direkte mes tyre nuk përjashtohet shtesa. Fitorja me penallti është një opsion që kuotohet me 6,25. Chelsea, në fund, është në avantazh të lehtë edhe në kuotat për të ngritur Kupën, pavarësisht si mbarojnë 90' minutat: 1,70 triumfi i Blues, që do ishte i pari për Sarri, 2,10 ai i Arsenal.

STATISTIKA E KURIOZITETE

Arsenal-Chelsea do të jetë finalja e dytë e Kupës Uefa/Europa League e gjitha angleze në histori, pas Tottenham-Ëolves në finalen e 1972. Kjo si për Gunners ashtu dhe për Blues është e gjashta finale e madhe europiane: vetëm Manchester Utd (7) e Liverpool (14 – përfshirë këtë të Champions League në 1° qershor) kanë arritur më shumë ndër klubet angleze. Arsenal ka humbur katër nga pesë finalet kryesore europiane, me fitoren e vetme në Kupën e Kupave të 1994 kundër Parma; Gunners kanë humbur të njëjtën kupë një vit më pas, Kupën UEFA 2000 e Champions League të 2006. Unai Emery mund të bëhet trajneri i katërt që fiton Europa League (ish-Kupa Uefa) me dy skuadra të ndryshme, pas Giovanni Trapattoni (Juventus e Inter), Josè Mourinho (Porto e Manchester Utd) e Rafa Benitez (Valencia e Chelsea). Si Arsenal ashtu dhe Chelsea kanë fituar 11 ndeshje të Europa League në këtë sezon. Maurizio Sarri është i pari trajner italian që luan një finale të Coppa UEFA/Europa League që nga Alberto Malesani në 1999 kur fitoi trofeun me Parma.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI