Flash

Chiara Ferragni hedh në treg linjën e make-up

Lapsi.al 29 May 2019
Chiara Ferragni hedh në treg linjën e make-up

Chiara Ferragni ka bashkuar forcat me gjigandin e kozmetikës Lancome, për të sjellë një linjë të plotë produktesh bukurie.

Fashionista publikoi në Instagram pamjet e para nga linja dhe duhet thënë se ka krejtësisht stilin e “Sallatës Bjonde” siç është edhe emri i blogut të modës me të cilin Chiara u bë e famshme.

“Kjo është një arritje shumë e madhe për mua”, shkruajti Chiara, “Koleksioni im kapsulë me Lancome, që do të shitet në të gjithë botën!”

Koleksioni do të përmbajë disa nga produktet e preferuara të Lancome për Chiara-n, por të risjella sipas stilit të saj. Paletat me tone sysh, highlighter-at, katër nuanca buzëkuqi si edhe një shkëlqyes.

Pjesë e koleksionit do të jetë edhe rimeli i famshëm i Lancome-it, Hypnose, por në një edicion të limituar me paketimin e Chiara-s.

Çmimi i tij do të jetë nga 26- 55 dollarë dhe do të dalë në treg kudo më 13 qershor.

Të këshilluara

Bebe Rexha komunikon me fansat nga spitali

Bebe Rexha ka përfunduar në spital. Këngëtarja publikoi një foto në Instagram nga spitali, e veshur me rrobat e spitalit. “Jam mirë, faleminderit Zotit,”-ka ...

15:04

Justin dhe Hailey nuk do të martohen

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë të martuar që prej shtatorit të kaluar kur mbajtën një ceremoni sekrete në bashki. Por çifti kishte planifikuar një dasmë ...

11:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI