Flash

Futbollisti ul mbathjet dhe fton arbitren për seks: 22 vjeçarja nën ofendimet e prindërve të lojtarëve nga minuta e parë

Lapsi.al 26 May 2019
Futbollisti ul mbathjet dhe fton arbitren për seks: 22 vjeçarja

Një tjetër faqe e turpshme në futbollin amator vjen nga Mestre në Itali. Gjatë ndeshjes Treporti-Miranese, kategoria e të rinjve, një arbitre femrër ka pësuar ofendime seksiste nga tribuna për gjatë gjithë ndeshjes e për më tepër provokimin e një 14 vjecari që uli mbathjet në fushë, duke e sfiduar ta përjashtojë, ose të kryejë praktika seksuale me të. Sipas asaj që raporton Gazzettino, vajza është asistuar nga psikologë për ta ndihmuar të kalojë momentin e vështirë, ndërsa cështja ka përfunduar në tavolinën e Gjykatësit Sportiv e në Federatën e Futbollit, që ka kërkuar nga Gjykata Rajonale të marrë masa kundër djaloshit.

Giulia Nicastro ka pësuar ofendimet që nga fillimi i ndeshjes, kur rreth 20 prindër të fëmijëve që luanin për Treporti nisën ta ofendojnë, duke e ftuar ti dedikohet zanatit më antik të botës, se sa të vrapojë nëpër fushat e futbollit. Në një klimë kaq armiqësore për 22 vjecaren, e keqja nuk ka mbaruar me aq. Në momentin e ekzekutimit të një goditje këndi, një 14 vjecar uli mbathjet në mes të fushës duke provokuar arbitren: "Të shohim nëse ke kurajë të më përjashtosh apo..." e këtu ftesa është për praktika seksuale. I menjëherëshëm kartoni i kuq për djaloshin, që rriti akoma edhe më shumë ofendimet e prindërve-ultras.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI