Flash

Icardi i ka të gjithë kundër, Mascherano i tregon 'vendin'

Lapsi.al 25 May 2019
Icardi i ka të gjithë kundër, Mascherano i tregon

Nuk ka paqe për Mauro Icardi. Pas problemeve me Inter e në pritje të marrë në fushë kualifikimin për në Champions League e ardhshme, sulmuesi zikaltër nuk është grumbulluar nga Argjentina për Kupën e Amerikës nga tekniku Scaloni. Një zgjedhje që është komentuar edhe nga Javier Mascherano: "Kombëtarja është e të gjithëve, kush është aty prej kohëshështë se e meriton. Icardi po i kujtoj se ka ngrënë në tavolinën tonë dhe e ka mohuar".

Shigjetimi për ish-kapitenin e Inter këtë herë arriti direkt nga Argjentina e ai që flet është një ish-senator si Javier Mascherano që ka komentuar për Late FM përjashtimin e Icardi nga të seleksionuarit e Scaloni për Albiceleste: "Nëse më pyesni a është Icardi i mirëpritur, po përgjigjem se kombëtarja argjentinase nuk i përket askujt, është e të gjithëve dhe nuk ka padronë. Kush nga ne ka patur fatin të jetë prej shumë vitesh në xhiron e kombëtares është vetëm sepse e meriton".

Në shënjestër të ish-mbrojtësit kanë përfunduar disa deklarata të vetë Icardi, që në të shkuarën ka folur për mungesë mirëkuptimi brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës: "Nuk dua të komentoj fjalët e tij - është përgjigjur Mascherano -, nuk marr përsipër përgjegjësinë e asaj që thotë ai. Them vetëm që ka ngrënë në tavolinën tonë dhe e ka mohuar".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI