Flash

Filmi i Tarantinos 6 minuta duartrokitje në Kanë

Lapsi.al 25 May 2019
Filmi i Tarantinos 6 minuta duartrokitje në Kanë

I shumë pritur dhe i shumëpërfolur “Once Upon a Time in Hollywood” (Na ishte një herë në Hollivud) u shfaq premierë në festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë.

Dy prej ikonave të kinematografisë Brad Pitt dhe Leonardo Di Caprio, të cilët vijnë në rolet kryesore rrëmbyen gjithë vëmendjen gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

Filmi i regjisorit Quentin Tarantino, pjesë e së cilit është gjithashtu aktorja Margot Robbie, bëri që gjithë të pranishmit pas shfaqjes së tij të ngriheshin në këmbë dhe të duartrokisnin për 6 minuta pa ndalur. Di Caprio veçoi bashkëpunimin me Pitt.

“Ishte lehtësi dhe rehati e pabesueshme të punoja së bashku me Brad. Ne i përkasim të njëjtës gjeneratë, në të njëjtën kohë filluam një karrierë. Ishte shumë e thjeshtë të punoja me të. Shpresoj të kemi realizuar një lidhje shumë të ngushtë në film”.

Ditën e mërkurë u publikua edhe traileri i plotë i filmit, i cili pritet të shfaqet në kinema më 26 Korrik të këtij viti.

Të këshilluara

Ava Max, sukses me 'So am I'

Ava Max së fundmi është bërë një sensacion botëror i muzikës pop. Përveç “Sweet but psycho”, edhe “So am I”, ka kaluar shifrën e mbi 100 milionë klikimeve në p...

18:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI