Flash

Video/ Më i mirë se Ronaldo, Neymar, e Jesus: 17 vjeçari fenomen, Joao Pedro, shkon tek Watford për 50 milionë

Lapsi.al 24 May 2019
Video/ Më i mirë se Ronaldo, Neymar, e Jesus: 17 vjeçari

Çmendurinë nga gjenialiteti e ndan një vijë e hollë e, edhe këtë herë, ajo e mban familjen Pozzo në anën e kësaj të dytës. Kur Watford bleu të riun brazilian, Joao Pedro nga Fluminese, kur askush nuk e njihte, u duk një cmenduri sepse anglezët shpenzuan 50 milionë euro për të siguruar atë që duket tani si një fenomen i vërtetë i futbollit botëror. Në momentin e blerjes, Joao Pedro nuk kishte debutuar ende në skuadrën e parë të klubit "trikolor" të Rio de Janeiro, ndërsa tani djaloshi është një realitet absolut të dëshmuar së fundmi në mbrëmjen e jashtëzakonshme të Copa Sul-Americana kundër Atletico Nacional di Medellin. Në 30 minuta lojë, djaloshi 17 vjec e 8 muaj ka shënuar 3 gola e ka dhënë një asist.

E ishte vetëm ndeshja e 10 si profesionist për këtë talent të jashtëzakonshëm. Shifrat që e shoqërojnë janë po aq të jashtëzakonshme. Minutat e luajtura janë 216, golat e shënuar 7 plùs 2 asist. Tifozët e Fluminense cmenden pas tij edhe pse e dinë se nuk do ta shohin dot gjatë me ngjyrat e tyre. Askush nga kampionët e mëdhenj të lindur në Brazil në vitet e fundit ka bërë gjithë këtë në 10 ndeshjet e para si profesionist.

Ronaldo fenomeni (Cruzeiro 1993) luajti ndeshjen e 10 në moshën 16 vjec e 11 muaj duke shënuar 6 gola. Neymar (Santos 2009) ishte 17 vjec e 2 muaj, gola të shënuar 3. Gabriel Jesus (Palmeiras 2015) totalizoi 10 ndeshjet e para në moshën 17 vjec e 11 muaj me 0 gola. Vinciius Junior, talenti i fundit i madh përpara Joao Pedro, arriti në kuotën e 10 prezencave (Flamengo 2017) në moshën 16 vjec e 11 muaj, edhe ai pa shënuar. Ndoshta shumë herët për ta thënë që Joao Pedro është fenomeni i ri i futbollit botëror, por shenjat janë dhe Premier League do të hedhë dritë reale mbi shifrat e tij kualitative.

https://www.youtube.com/watch?v=4NnKh-llJRw

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI