Flash

“Qepe, ose të vrava”: mamaja e Zaniolo rrëfen grabitjen

Lapsi.al 24 May 2019
“Qepe, ose të vrava”: mamaja e Zaniolo rrëfen grabitjen

Pas kaloi frikën, është koha të tregohet ngjarja. Francesca Costa, mamaja e Nicolò Zaniolo, ka shpjeguar cfarë ndodhi gjatë grabitjes të pësuar në Romë: "Hajdutët ishin dy, njëri më mbajti nga shpatulla e tjetri më shkeli këmbën. Më hoqën orën, njëri më tha: qepe, përndryshe të vras". Mbi faktin se ngjarja mund të influencojë në zgjedhjen e të birit për të qendruar ose jo me verdhekuqtë, Francesca ka qenë enigmatike: "Nuk duhet të ndodhë, të dielën përfundon kampionati e do të kthehemi të gjithë në La Spezia. Pastaj të shohim cdo të ndodhë".

Në intervistën për Corriere dello Sport, Costa shpjegon: "Nuk e prisja aspak një grabitje në mes të ditës, në një vend plot njerëz. IUnë nuk jam mësuar me këto gjëra, në La Spezia nuk ndodhin të tilla, mund të ecë rrugës edhe me Rolex. Më kishin këshilluar të dilja pa orë me vlerë, por nuk është e drejtë: nëse nuk vendos dot atë që dua, nuk ndihem e lirë të jetoj. Edhe pse e rëndësishme në këto raste është mbijetesa".

Zaniolo ishte "i turbbulluar dhe shumë i tronditur, e sapo përfundoi stërvitjen u kthye në shtëpi për tu siguruar që isha mirë. E shoqëroi me makinë De Rossi, që u tregua shumë xhentil, më pyeti nëse cdo gjë ishte mirë".

Në fund për të ardhmen e djalit ka ndërhyrë i ati Igor: "I kam thënë Nicolò që mund ta evitonte të shkruante atë frazë të diktuar nga inati i momentit. Drejtuesit e kanë siguruar se gjëja e parë që do të bëhet është rinovimi. Nëse pastaj kanë nevojë ta shesin, vullneti i lojtarit nuk hyn fare".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI