Flash

Përdhunimi/ Ronaldo tani duhet të paraqitet në gjyq: avokatët e Mayorga gjejnë adresën torineze të CR7

Lapsi.al 24 May 2019
Përdhunimi/ Ronaldo tani duhet të paraqitet në gjyq:

Cristiano Ronaldo nuk i ka zgjidhur ende problemet me akuzat për përdhunim. Sipas asaj që ka bërë të ditur Mirror, avokatët e Kathryn Mayorga, 35 vjecares amerikane që akuzon CR7 për përdhunim, kanë gjetur më në fund adresën italiane të portugezit. Avokatët e akuzueses kishin nisur "gjuetinë" për CR7 në tetorin e kaluar, kur policia amerikane rihapi hetimin mbi episodin e vitit 2009. Nga ai moment, avokatët e Ronaldo kanë bërë gjithcka ta mbajnë të fshehur rezidencën torineze të tij e vetëm tani akuza ka arritur të zbulojë se ku ndodhet. Në këtë mënyrë sulmuesi i Juventus mund të kërkohet për gjykim.

Sapo kanë mësuar adresën e Ronaldos, avokatët e Mayorga kanë kontaktuar policinë italiane për të depozituar citimin, që do të dërgohet brenda disa javësh me rekomande. Në prill një gjykatës amerikan kishte lejuar 180 ditë për seancën. Nëse ndodh kështu, Ronaldo duhet të prezantohet në gjykatës për tu mbrojtur nga akuzat për përdhunim, deri tani gjithnjë të mohuara.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI