Flash

Letra për Ramën/ Si doli bllof Berisha në Opinion (video)

Lapsi.al 24 May 2019
Letra për Ramën/ Si doli bllof Berisha në Opinion (video)

Për politikanët tanë e shkuara është shpesh mallkmi i tyre. Kjo i ka ndodhur edhe Sali Berishës me intervistën e së enjtes në “Opinion”. I detyruar për të komentuar letrat e Ramës që e ftojnë Bashën për dialog, Berisha tha se letrat e hapura janë një paraktikë Marksiste- Leniniste dhe se Rama i ka ato të kopjuara nga Enver Hoxha.

Por kur Fevziu i vuri përpara ekranit një letër të tijën në 2006, ku ish kryeministri i kohës thoshte se zgjedhjet lokale nuk shtyeshin, ai i kapur ngushtë dredhoi: “Epo Rama më paska kopjuar mua” (video poshtë). Sidoqoftë letra e Berishës për Ramën ishte përgjigje e kryeministrit të atëhershëm pas një letre të kreut të opozitës, Edi Rama.

Në fakt, përpos kësaj ane spektakolare që e kapi Berishën në manipulim të pastër, ky episodi i 'Opinionit' të mbrëmshëm kishte edhe një aspekt më të rëndë. Po të lexohet sot letra e plotë e ish shefit të PD ajo ngjan si dy pika uji me qëndrimet që Rama mban sot. Atëherë ishte Rama që kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve dhe kryeministri që thoshte se kushtetuta nuk mund të shkelet, ndërsa tani ata kanë bërë rrokadë në qëndrime. Mjafton ky fakt i thjeshtë për të kuptuar se sa koherencë kanë të dyja palët, se sa i besojnë ato qëndrimet që predikojnë dhe sa seriozisht duhet ti marri publiku.

©Lapsi.al

1)Letra e Berishës 2006

"Duke ndarë me ju të njëjtin shqetësim, dëshiroj t’ju përcjell bindjen time se është në rradhë të parë në interes të qytetarëve, Shqipërisë, shqiptarëve kudo që janë dhe detyrimin e qeverisë dhe të të gjitha forcave politike që zgjedhjet e ardhëshme lokale të mbahen në datën e dekretuar nga Presidenti, pra më 20 janar 2007, sikurse sanksionon Kushtetuta, ligji i parë i vendit"

[video width="320" height="148" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/05/Berisha-x-slider.mp4"][/video]

2)Letra e Berishës 2006

"Është e habitshme, sepse opozita kërkoi shtyrje zgjedhjesh gjashtë muaj para datës së tyre, ndërkohë që afrimi i tyre është qëllimi dhe interesi i saj. Natyrisht, sadoqë mund të ndodhë që qeverive ndonjëherë mund t’ju interesojë shtyrja e zgjedhjeve dhe zgjatja e mandateve, fatmirësisht në vendet e lira ato këtë nuk mund t’a bëjnë. Kushtetuta ua ndalon këtë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe e çdo vendi të lirë përcakton qartë rrethanat e veçanta, në të cilat mandatet e pushtetarëve mund të zgjaten"

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI