Flash

Bayern Munich, Hoeness konfirmon interesin për Leroy Sané

Lapsi.al 23 May 2019
Bayern Munich, Hoeness konfirmon interesin për Leroy Sané

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness ka konfirmuar interesin e kampionëve të Gjermanisë për Leroy Sane, aktualisht te Manchester City. "Ne flasim", tha ai për "Süddeutsche Zeitung", duke e bërë të qartë se një transferim ishte konsideruar.

Ndërkombëtari gjerman është në kontratë me Manchester City deri në 2021-in dhe trajneri i tij Pep Guardiola shpreson ta mbajë lojtarin e tij edhe për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, klubi mund ta konsideronte shitjen e tij, veçanërisht për shkak të sanksioneve që lidhen FFP.

Sulmuesi i bavarezëve Robert Lewandowski gjithashtu ka dhënë mendimin e tij për këtë transferim të mundshëm: "Sane është nje lojtar me shumë cilësi. Futbollistë të tillë mund ta bëjnë skuadrën të rritet që nga dita e parë që mbërrin. E di që do të ndodhin surpriza në tregun e transferimeve", u shpreh polaku, golashënuesi më i mirë i kampionatit gjerman.

Bayern Munich po kërkon për lojtarë sulmi për të zëvendësuar Franck Ribery dhe Arjen Robben, që do të largohen nga klubi në fund të sezonit. Në sektorin e mbrojtjes, dy kampionë të botës tashmë i janë bashkuar zyrtarisht ekipit: Lucas Hernandes dhe Benajmin Pavard.

Leroy Sané, nga ana e tij, pak nga pak e ka humbur vendin e titullarit me Manchester City këtë sezon. Me paraqitjet impresionuese të Bernardo Silva dhe Raheen Sterling, lojtari i ri gjerman shpesh është lënë në stol nga Pep Guardiola.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI