Flash

Napoli godet në merkato, Zapata objektivi primar i sulmit: “I përshtatshëm për skemat e Ancelotti”

Lapsi.al 22 May 2019
Napoli godet në merkato, Zapata objektivi primar i sulmit: “I

Napoli i ka dhënë gjithnjë besim Milik, por duket se klubi nuk ka hequr dorë nga një goditje në sulm. Fernando Villareal, menaxheri i Duvan Zapata, ka konfirmuar interesimin e klubit nënkampion të Italisë, gjatë një interviste për Calcionapoli1926.it, duke konfirmuar kontaktet e Napolit për bomberin kolumbian, protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm në Bergamo: “Napoli do ta blejë? Gjithçka është e mundur pas një viti që e ka parë Duvan spektakolar. Do të jetë i përshtatshëm për skemat e Ançclotti. Trajneri pastaj është i jashtëzakonshëm si Duvan: është gjithçka për t’u parë përsëri”.

E rëndësishmë për të ardhmen e sulmuesit është përfaqësimi në Champion League, ndaj dhe të interesuarit për Zapata duhet të përmbushin këtë kriter: “Të luash Champions League – ka vazhduar menaxheri i Duvan – është e rëndësishme, do të shohim se si janë mundësitë për të kuptuar ku do të jetë më mirë për të luajtur. Shpresojmë gjithmonë në të mirën e Duvan dhe nëse do të jetë Napoli... do të jemi të lumtur”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI