Flash

Cardi B anulon koncertet, shkak operacionet plastike

Lapsi.al 22 May 2019
Cardi B anulon koncertet, shkak operacionet plastike

Reperja Cardi B është detyruar të anulojë koncertet e ardhshme nga turi i saj, për shkak të disa problemeve që i kanë sjellë ndërhyrjet estetike që ka bërë së fundmi.

Më herët këtë muaj, 26 vjeçarja pohoi se i ishte nënshtruar një ndërhyrje në gjoks dhe një liposuktioni( ndërhyrje që heq dhjamin e tepërt nga disa zona të trupit) , të cilat sipas saj ishin të nevojshme pasi solli në jetë vajzën Kulture. Përfaqësuesit e Cardi-t u shprehën: “Ajo mezi priste të kthehej në punë e të performonte për publikun dhe fatkeqësisht nuk mori kohën e nevojshme që i duhej pasi ju nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjike. Axhenda e saj e mbingarkuar ka ndikuar në trupin e Cardi-t dhe doktorët i kanë dhënë urdhër të prerë që të mos dalë në asnjë koncert këtë muaj. Natyrisht ajo është shumë e zhgënjyer dhe nuk do ti mërzisë fansat. Por ne ju sigurojmë që do ta shihni sërish në shtator.”

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI