Flash

Rikthehet Rihanna, konfirmon albumin e ri

Lapsi.al 21 May 2019
Rikthehet Rihanna, konfirmon albumin e ri

Ylli i popit Rihanna në një intervistë për T Magazine ka konfirmuar se po punon për sjelljen e një albumi të ri. Ajo nuk dha një datë të saktë se kur do dalë në treg albumi dhe ende nuk i ka gjetur një emër. Por pranoi se mund ta quante ‘R9’ dhe kjo ide i ka ardhur pikërisht nga fansat.

“Ndoshta mund ta quaj ‘R9’ sepse ata më kanë përndjekur me këtë emër, ku do dalë ‘R9’. Si mund të zgjedh një emër tjetër kur pikërisht kjo është fiksuar në kokën time,”-tha Rihanna.

Ka thashetheme se mund të ketë një bashkëpunim me Lady Gagan. Por këngëtarja u përgjigj: “Kjo ndoshta erdhi për shkak se Gaga më bëri follow në Instagram. Nuk e kemi në plan për momentin, por nuk jam kundër një bashkëpunimi.”

Gjithashtu hodhi poshtë çdo lloj ideje për një bashkëpunim me Drake në këtë album. Ky është albumi i 9-të që ylli i popit do nxjerrë në treg.

Të këshilluara

A do të performoj sërish Britney Spears?

Disa muaj pas problemeve me shëndetin mendor, Britney Spears është shfaqur e buzëqeshur ndërsa bënte shopping me të dashurin e saj Sam Asghari. Britney kaloi...

18:11

Motra e Stines i jep fund beqarisë

Këngëtarja shqiptare, njëkohwsisht dhe motra Stines, ka kohë që po e shijon romancën me një menaxher nga Franca, i cili banon në Gjenevë. Por gjërat mes tyre...

17:59

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI