Flash

Politika i mohon finalen e Europa League Mkhitaryan: Arsenal nuk e grumbullon dot për në Baku

Lapsi.al 21 May 2019
Politika i mohon finalen e Europa League Mkhitaryan: Arsenal nuk e grumbullon
Vendimi është zyrtar dhe është njoftuar nga Arsenal në faqen zyrtare të klubit: në 29 majin e ardhshëm, në Baku, Gunners do të luajnë finalen e Europa League kundër Chelsea pa Henrikh Mkhitaryan. Mesfushori i Emery ka lindur në Armenia, shtet që ka një raport të fortë tensioni me Azerbaixhan për kontrollin politik në rajonin e Nagorno-Karabakh, që është deklaruar e pavarur në 1991 edhe pse i përkiste territorit azer. Për të evituar problematika të natyrës politike, Arsenal ka vendosur, në akord me futbollistin e familjen e tij, të mos e grumbullojë për takimin më të rëndësishëm të sezonit. Kjo është komunikata e shpërndarë nga Arsenal: "Jemi shumë të zhgënjyer të njoftojmë se Henrikh Mkhitaryan nuk do të udhëtojë me skuadrën për finalen e Uefa Europa League në Baku kundër Chelsea. Provuam të gjenim një zgjidhje, por pasi folëm me lojtarin e familjen e tij e menduam se ishte më mirë të evitonim të nisej për ndeshjen. I shkruam Uefa, duke shprehur shqetësimin tonë për këtë situatë të pazakontë. Mkhitaryan ka qenë një lojtar kyc për rrugën tonë drejt finales, kështu që kljo është një humbje e madhe për ne si skuadër. Jemi edhe shumë të trishtuar për faktin se lojtari do të humbasë një finale të madhe europiane për rrethana si kjo. Mkhitaryan do të vazhdojë të stërvitet me ne deri kur të fluturojmë për në Baku". Për mesfushorin armen nuk është ndeshja e parë që humbet për motive politike në këtë sezon, duke qenë se në grupin eleminator nuk kishte luajtur kundër Qarabağ, por e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe në 2015, kur vishte fanellën e Borussia Dortmund e iu desh të hiqte dorë nga transferta në fushën e Qabala.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI