Flash

I mori vendin tek Inter, tani e bën edhe tek Argjentina: Icardi mbetet jashtë për Kupën e Amerikës

Lapsi.al 21 May 2019
I mori vendin tek Inter, tani e bën edhe tek Argjentina: Icardi mbetet
Një sezon vërtetë për tu harruar për Mauro Icardi. Qendërsulmuesi i Inter, që ishte përfshirë në 40 të grumbulluarve fillestarë të Argjentinës, nuk do të jetë pjesë e listës së 23 lojtarëve që do të nisen për në Brazil me objektiv fitimin e Kupës së Amerikës (luhet nga 14 qershori në 7 korrik). Tekniku i albiceleste, Lionel Scaloni, ka vendosur të mos besojë tek Maurito, duke preferuar Lautaro Martinez e Dybala, që në fillim ishin në balotazh me Icardi për dy vende. Një tjetër zhgënjim për ish-kapitenin e Inter në këtë sezon të trazuar, me pak gola e shumë cështje jashtë fushës që kondicionuan rendimentin e argjentinasit: “Kur dukej një nga opsionet kryesore, konflikti i tij në Itali për mungesën e rinovimit të kontratës e humbjen e shiritit të kapitenit i kushtuan shumë kohë jashtë fushës. Kështu, uli ndjeshëm nivelin dhe humbi vendin” shpjegon Tyc Sports përpara grumbullimeve të bardhekaltërve. Një përjashtim i vërtetë për Icardi, një vit distancë nga ajo e Botërorit 2018, por tani edhe më e dhimbshme. Në Rusi ishte Gonzalo Higuain që rivalizonte, ndërsa tani i rrëmbyen vendin Lautaro Martinez, Paulo Dybala (edhe ai në një sezon me shumë luhtje) e mbi të gjitha Matias Suarez, sulmuesi 31vjecar i River Plate që ka luajtur 9 vjet tek Anderlecht, duke shënuar maksimumi 12 gola në një sezon. LISTA E TË GRUMBULLUARVE Portierë: Armani (River Plate), Andrada (Boca Juniors), Marchesin (Club America). Mbrojtës: Acuna (Sporting), Casco (River Plate), Foyth (Tottenham), Funes Mori (Villarreal), Otamendi (Manchester City), Pezzella (Fiorentina), Saravia (Racing), Tagliafico (Ajax). Mesfushorë: De Paul (Udinese), Di Maria (Paris Saint Germain), Lo Celso (Betis), Palacios (River Plate), Paredes (Paris Saint Germain), Pereyra (Watford), Rodriguez (Club America). Sulmues: Aguero (Manchester City), Dybala (Juventus), Lautaro Martinez (Inter), Messi (Barcellona), Suarez (River Plate).

Të këshilluara

Niki Lauda, njeriu që jetoi dy herë

Niki Lauda u largua nga jeta, si një i zakonshëm, në moshën 70 vjecare, për shkak të një sëmundje të keqe, pas një transplanti të mushkërisë në 2 gusht në Vienë...

13:19

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI