Flash

Edy Reja publikon listën provizore: 10 kuqezinj dhe 12 të U-21 nën urdhërat e italianit

Lapsi.al 21 May 2019
Edy Reja publikon listën provizore: 10 kuqezinj dhe 12 të U-21

22 lojtarë do të jenë nën urdhërat e teknikut të ri të kombëtares Edy Reja në mini-fazën përgatitore, në pritje të kompletimit të plotë të seleksionit të parë të italianit, që do të publikohet në 27 maj, në konferencë për shtyp. Në stërvitjet një javore në Tropikal, ndërkohë, Reja duhet të bëjë me 10 lojtarë, nga ata që ka përzgjedhur, e që kanë përfunduar impenjimet me klubet e tyre, si dhe 12 lojtarë të përfaqësueses U-21, të cilët kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Alban Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.

Në preferencat e Reja bie në sy vëmendja për kampionatin e Superiores, që përfaqëesohet nga katër lojtarë të Partizanit, nëse Telushit, Trashit e Hoxhës i shtohet edhe Mala i U-21. Në anën tjetër, duket se tekniku është i orientuar drejt tre qendrave, sic është edhe mënyra e tij e preferuar e lojës, kur është thirrur nga Cozenca Dermaku, që ka bërë një finale sezoni mbresëlënëse në Serie B dhe sipas të gjitha mundësive vitin e ardhshëm do të jetë në Serie A.

Duket e mbipopulluar mesfusha me 6 lojtarë, ndër 10, por që spikat rikthimi i Ergys Kaces, të cilin Reja e ndoqi në fillim të majit në ndeshjen me Panetolikos të Mihajt. Vetëm një sulmues për momentin dhe ai është Eros Grezda, që kërkon të rifitojë formën më të mirë për ndeshjet eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë në 8 Qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 Qershor.

Të këshilluara

Niki Lauda, njeriu që jetoi dy herë

Niki Lauda u largua nga jeta, si një i zakonshëm, në moshën 70 vjecare, për shkak të një sëmundje të keqe, pas një transplanti të mushkërisë në 2 gusht në Vienë...

13:19

PSG reagon ndaj deklaratave të Kylian Mbappé

PSG ka reaguar ndaj deklaratës së bujshme të Kylian Mbappé dhënë gjatë ceremonisë së trofeut të UNFP. Klubi i kryeqytetit francez nxorri një deklaratë përmes së...

23:09

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI