Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

'Rrokadë' Pochettino-Allegri, por Roma mund të prishë punë...

Lapsi.al 19 May 2019
'Rrokadë' Pochettino-Allegri, por Roma mund të prishë

Divorci mes Juventus e Massimiliano Allegri ka lënë të hapur dy pista merkato: profili që do të ulet në pankinën bardhezi dhe e ardhmja e teknikut livornez. Nëse në rastin e parë është një garë me pesë pretendentë, në të dytën duhet pritur nëse Allegri do të bëjë vitin e tij të pushimit, apo do të ulet në një tjetër pankinë, ku të interesuarit nuk mungojnë dhe së fundmi është vënë në listë edhe Roma.

Corriere dello Sport bën të ditur se James Pallotta, që po kontestohet nga tifozët për lamtumirën e De Rossi, kërkon një emër të rëndësishëm trajneri për të zëvendësuar Claudio Ranieri. Presidenti verdhekuq ka kërkuar informacione mbi situatën e Allegri. Edhe Juventus është i interesuar në këtë pikë, sepse një vit pushim i Allegri do të thotë një pagesë e plotë të vitit të mbetur në kontratë prej 15 milionë euro, ndërsa nëse tekniku ulet në një pankinë do të vazhdohet me zgjidhjen konsensuale të kontartës.

Të rejat vijnë nga Anglia dhe sipas asaj që shkruan 'Sunday Express' Allegri mund të shkojë tek Tottenham, për të zëvdendësuar Marurizio Pocchettino që do të mbërrijë në Torino. Tekniku argjentinas, pas gjysëm-finales së Champions League kundër Ajax ka lënë të hapur mundësinë e largimit në fund të vitit, pavarësisht rezultatit në finalen që do të luhet në Ëanda Metropolitano. Tekniku toskan në anën tjetër është i joshur nga një aventurë në Angli, por planin perfekt mund ta komplikojë ndërhyrja e Romës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI