Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Roma viti zero: tifozët verdhekuq kundër pronarëve amerikanë...

Lapsi.al 18 May 2019
Roma viti zero: tifozët verdhekuq kundër pronarëve

E ardhmja e Romës shkruhet në kyeqytet dhe, për momentin, lexohet në Reggio-Emilia. Por vendimi i marrë është më i keqi, brenda klubit dhe në fushë: 2000 tifozë përpara selisë së rrugës “Tolstoj” në Eur shprehnin zemërimin e tyre dhe i kërkonin Pallotta dhe menaxherit të tij të iknin menjëherë; 24 (23 të grumbulluar dhe Ranieri) sonte në stadiumin “Mappei” ndaj Sassuolo kërkojnë suksesin për të qëndruar në garë për zonën Champions dhe janë në fakt të vetëdijshëm që as marrja e pikëve të plota në dy ndeshjet e fundit (më 26 maj e fundit në “Olimpico” ndaj Parmës) i shpëton nga bezdisjet e raundit paraeliminator të Ligës së Evropës.

Tifozeria verdhekuqe, në fakt, e ka humbur përfundimisht besimin tek pronarët amerikanë. Tek presidenti dhe kush e përfaqëson atë, këtu dhe mbi të gjitha në Londër. Mjaft me Pallotta, Baldisoni, Fiega dhe Baldini: është reagimi i sheshit pas mungesës së rinovimit për De Rossi. Por kundërshtia e njerëzve, për më tepër me një impakt të fortë mediatik, nuk ka ndryshuar idenë e atyre që qeverisin klubin nga Amerika dhe nga Anglia. Parrullat dhe koret janë akte të ardhura si vendime dhe programe. Asnjë ndryshim në prag, duke dëgjuar protestat që nuk janë vetëm të ultrasve. “Mos u ktheni pas, Roma administrohet si disa vite më parë, si të ishte një bar”. Së shpejti në Trigoria do të prezantohet trajneri i tetë i erës amerikane (e nisur më 2011): kandidati me më shumë shanse mbetet Gasperini, edhe sepse i ngjan lojës së Conte, që në fakt është tërhequr nga projekti verdhekuq.

Por, duke nisur nga trajneri i ardhshëm, Roma do ta nisi nga zero. Largohen menjëherë senatorët. De Rossi ka qenë vetëm fillimi. Lamtumira është parashikuar në fakt për Kolarov dhe Dzeko. Për t’u verifikuar disa pozicione në fushë, pasi të jetë dëgjuar Gasperini, që do të thotë se kush vlen për të: Fazio, Nzonzi, Pastore, Peroti, Santon dhe Olsen. Klubi verdheblu kërkon të përqendrohet tek të rinjtë. Por plani është pa kokë: klauzola e Manolas (36 milion) dhe e Pellegrini (30 milion) vendosin në rrezik titullarët e skuadrës, në vigjilje të merkatos. Zaniolo dhe El Shaarawy, në pritje të rinovimit të kontratave respektive, këmbëngulin për të qëndruar, por asgjë nuk është e qartë.

Të këshilluara

"Inzaghi, jo tek Juventus": Lotito vendos veton

Fitorja në Kupën e Italisë ka risjellë qetësi në shtëpinë e Lazio, por Simone Inzaghi ka përfunduar në shënjestrën e Juventus që po kërkon të zëvendësojë Allegr...

10:24

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI