Flash

Nuk fshihen më, Era Istrefi dhe Julian Perreta në një lidhje

Lapsi.al 18 May 2019
Nuk fshihen më, Era Istrefi dhe Julian Perreta në një lidhje

Aty ku ndodhet këngëtari britanik Julian Perreta, gjendet edhe Era Istrefi!

Këngëtarja nuk e fsheh më lidhjen e saj romantike me Julian dhe tashmë publikon foto dhe video sa herë që janë bashkë.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në një club në Londër ku partneri i saj performonte live.

Era ka përcjellë për fansat pamje të ndryshme nga performanca e këngëtarit i cili këndonte në mesin e disa balerinave seksi në club-in e natës.

Video Player

00:00

00:14

Këngëtarja duket se është dëfryer shumë teksa ndiqte nga larg performancën e tij bashkë me miq të tjerë.

Video Player

00:00

00:15

Tashmë ata nuk e fshehin lidhjen e tyre dhe këngëtari i njohur i tregon ndjenjat edhe përmes komenteve që i lë herë pas herë të dashurës shqiptare në Instagram.

“Perfeksioni ekziston”, i shkroi pak ditë më parë Julian Perreta këngëtares shqiptare e cila tashmë e thërret “zemër”.

Era Istrefi hodhi pas krahëve historinë e dashurisë me ish-menaxherin e saj Faton Shoshi, ndërsa Perreta i ka dhënë fund lidhjes me supermodelen Barbara Palvin kohë më parë.

Tani na mbetet vetëm të presim që ta bëjnë zyrtare!

Të këshilluara

Plagoset Met Elshani, ish-menaxheri i Mozzik

Vetëm pak minuta pas raportimeve mediatike për plagosjen e menaxherit të shtëpisë diskografike Met Elshani në Prishtinë, Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarje...

18:11

Reddit publikon finalen e Game of Thrones

Sezoni i tetë dhe përmbyllës i “Game of Thrones” nga pikëpamja e rrjedhjes së informacioneve nuk duket se po gjen paqe. Pasi dolën paraprakisht të gjitha episod...

16:56

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI