Flash

Ish-trajnerët e Milan janë fitues me Juventus: Në 2014 gati e mori pankinën, tani Mihajlovic është favoriti

Lapsi.al 18 May 2019
Ish-trajnerët e Milan janë fitues me Juventus: Në 2014 gati e

Që kur Juventus ka njoftuar zyrtarisht fundin e raportit me Massimiliano Allegri, është një garë e vërtetë për pankinën prestigjoze, në kohën kur media tenton të zbulojë pasuesin e teknikut toskan. Në orët e fundit janë shfaqur shumë emra: nga më të pabesueshmit si Mourinho e Conte (pranë Inter), tek më të dëshiruarit (që kushtojnë) si Guardiola e Pochettino, pa harruar Deschamps, por është vetëm një teknik mes kandidatëve që duket për momentin në avantazh ndaj të tjerëve, e bëhet fjalë për Sinisa Mihajlovic.

Trajneri aktual i Bolonjës, që arriti ti shpëtojë felsinei me një finale sezoni të jashtëzakonshëm, mund të mos duket profili ideal për të synuar Champions League, por presidenti i bardhezinjve, Andrea Agnelli, e vlerëson shumë e në të kaluarën ishte gati ta merrte.

Në 2014, Miha ishte në pankinën e Sampdoria e në prill mori telefonatën e Beppe Marotta, që pasi kuptoi se Conte nuk do të qendronte me bardhezinjtë, informoi teknikun serb për interesimin e Zonjës së Vjetër. Disa ditë më pas, Mihajlovic u takua në residencën e Andrea Agnelli, në Mandria, ku iu komunikua në Juventus ishte i interesuar për të zëvendësuar Conte me të. Sinisa pranoi, palët gjetën akordin për një dyvjecar me opsionin për të tretin kur Conte të largohej zyrtarisht. Vetëm se atëherë ish-tekniku ndryshoi mendje dhe qendroi në Torino, duke bllokuar ardhjen e Mihajlovic.

Disa kohë më parë, serbi e tregoi vetë historinë në një intervistë për Gazzetta dello Sport: "Juventus më thërriti në vitin e fundit të Conte, shkova në rezidencën e Agnelli me Marotta e Nedved. Ishte gjithcka e kryer. Por në fund Conte vendosi të qendronte. Dha dorëheqjen pas dy muajsh. Unë qendrova tek Samp e në Torino shkoi Allegri…".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI