Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Gafa/ Romeo Beckham luan me të atin... me mbathjet e Arsenal

Lapsi.al 18 May 2019
Gafa/ Romeo Beckham luan me të atin... me mbathjet e Arsenal

Rikthim në të shkuarën për David Beckham: ish-ylli i futbollit është kthyer të veshë këpucët për të luajtur me djemtë e tij në Loftus Road. "Spice Boy", së bashku me djemtë Brooklyn, Romeo e Cruz, është fotografuar në fushën e Queen's Park Rangers me fanellën e re të Manchester United, e inspiruar nga skuadra fituese e 1999 tek e cila bënte pjesë. E megjithatë, edhe në këtë rast, tifozët kanë gjetur motivin të qeshin: atyre që ishin të kujdesshëm nuk i ka shpëtuar një detaj me shumë rëndësi. Ajo që i ka bërë të diskutojnë është veshja e Romeos, mbathjet sportive të të cilit kanë në mënyrë evidente logon e Arsenal.

Asnjë nga fëmijët e Beckham nuk ka ndjekur gjurmët e të atit në futbollin profesionist, por duket se Romeo është shumë i zoti në tenis. Problemi është se tani, për të gjithë mbështetësit e United, Romeo është përcaktuar si tifoz i Arsenal. "Mbathjet sportive të gabuara" kanë shkaktuar polemika, sepse i janë bashkuar një fanelle ndaj të cilës tifozët e Red Devils janë shumë të lidhur. Fanella e re e United veshur nga familja Beckham, i bën respektin sezonit 1998-99, kur skuadra e Sir Alex Ferguson fitoi "Tripletën" me fitimin e Premier League, FA Cup e Champions

Kritikat ndaj Romeo, me shumë mundësi, derivojnë nga raporti jo idilik mes tifozëve të United e trashëgimtarëve të ish-numrit 7. Në të shkuarën, në qendër të polemikave përfundoi Brooklyn, djali tjetër i David, kur në moshën 15 vjecare firmosi me Gunners, duke refuzuar Chelsea e United. Një vit më parë edhe Romeo, vëllai i Brooklyn, firmosi me Arsenal, pa harruar se Cruz, djali i tretë, është një tifoz i madh i londinezëve.

Të këshilluara

"Inzaghi, jo tek Juventus": Lotito vendos veton

Fitorja në Kupën e Italisë ka risjellë qetësi në shtëpinë e Lazio, por Simone Inzaghi ka përfunduar në shënjestrën e Juventus që po kërkon të zëvendësojë Allegr...

10:24

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI