Flash

Zyrtare/ Allegri nuk do të jetë më trajner i Juventus: prapaskenat e divorcit pas 5 vjetësh

Lapsi.al 17 May 2019
Zyrtare/ Allegri nuk do të jetë më trajner i Juventus:

Historia mes Massimiliano Allegri e Juventus është mbyllur pas pesë vitesh. Tekniku toskan nuk do të ulet në pankinën bardhezi në sezonin e ardhshëm: komunikimi ka ardhur drejtpërdrejt nga faqja zyrtare e Juventus. Tre ditët e takimit kanë sjellë në një ndarje me konsensus, me Allegri që do të marrë një shpërblim për vitin e kontratës së mbetur e të pafinalizuar. Tekniku e presidenti Andrea Agnelli do të flasin nesër në konferencë për shtyp, në vigjilje të ndeshjes me Atalanta.

Nuk gjendet akordi mes dëshirave të shoqërisë, e bindur se ka një organikë competitive për cdo kompeticion, e atyre të Allegri që – ashtu si Conte në 2014 – dëshironte një gjysëm revolucioni në skuadër për ti dhënë stimuj një cikli, që duhet thënë ka sjellë pesë tituj kampionë, dy superkupa italiane e katër Kupa të Italisë. E vetmja gjë që i ka shpëtuar, por decisive, është Champions League që është bërë objektivi i vërtetë i klubit, pas tetë vitesh dominim në Itali.

Nuk mungojnë prapaskenat: të martën në mbrëmje ka folur Agnelli, duke ilustruar planet e prespektivat e klubit. Të mërkurën është diskutuar tërthorazi argumenti i kërkesave të Allegri, sepse në qendër të vëmendjes ka qenë të gjendet një dalje e mirë nga skena e teknikut, deri në njoftimin e sotëm.

Tani hapet kapitulli për emrin e ardhshëm të pankinës bardhezi. Ëndërra mbetet Guardiola, vështirë ta marrësh nga Manchester City edhe pse cështja e Fair Play Financiar mund të krijojë një krisje në murin anglez. Jo më pak e komplikuar është edhe rruga që të con tek Deschamps (kërkon të luajë Euro 2020 para se të largohet nga Franca) e Pochettino, ka një pagesë të frikshme prej gati 20 milionë euro. Agnelli mbetet i ftohtë ndaj Conte, që është afër Inter, ndërsa Simone Inzaghi është një emër që po ngrihet në hierarki.

Të këshilluara

Gasperini tek Roma, ka një sponsor...

Tek Roma vazhdon gjuetia për një trajner. E duket se tani e gjithë vëmendja është përqendruar tek Giampiaro Gasperini. Ndërsa po shkon drejt fundit sezoni i Ata...

12:17

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI