Flash

Plagoset Met Elshani, ish-menaxheri i Mozzik

Lapsi.al 17 May 2019
Plagoset Met Elshani, ish-menaxheri i Mozzik

Vetëm pak minuta pas raportimeve mediatike për plagosjen e menaxherit të shtëpisë diskografike Met Elshani në Prishtinë, Policia e Kosovës ka konfirmuar ngjarjen.

Në një njoftim për mediat, policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania” rreth orës 15:00 dhe se i plagosuri është shtetasi M.E. (Met Elshani), i cili është dërguar në QKUK për të marrë ndihmë mjekësore pas plagosjes me armë zjarri.

I plagosur gjithashtu është dhe një 23-vjeçar, i cili gjithashtu po merr ndihmë mjekësore.

Mediat e Kosovës kanë bërë të ditur se Elshani ka marrë dy plumba në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën dhe mësohet se policia ka vënë në pranga 4 persona si të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Ata janë:

Sh. C. mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

L.K. mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Xh. B. mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Sakaq, i dyshuari i katërt, 23-vjeçari me iniciale A.K., ndodhet në spital pasi ka mbetur gjithashtu i plagosur.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 3 pistoleta dhe po vijon hetimet për zbardhjen e konfliktit të armatosur.

Ndërkohë, siç raporton “Indeksi Online” në ambientet e QKUK ka mbërritur Endri, një prej artistëve të rinj nën menaxhimit e Elshanit, i cili ka nxituar për të qenë pranë të tij.

Kujtojmë se Met Elshani gjithashtu ka nën menaxhim reperin Fero, grupi i së ciloit dyshohet të jetë i përfshirë në ngjarje.

Të këshilluara

Reddit publikon finalen e Game of Thrones

Sezoni i tetë dhe përmbyllës i “Game of Thrones” nga pikëpamja e rrjedhjes së informacioneve nuk duket se po gjen paqe. Pasi dolën paraprakisht të gjitha episod...

16:56

Dua Lipa pro abortit

ua Lipa u shpreh publikisht kundër ilegalizimit të abortit, që u firmos sot nga guvernatori i Alabama-s Kay Ivey. Në vazhdën e protestave të shumta kundër he...

18:36

Rita Ora për herë të parë në Kanë

Prej ditësh tashmë tapeti i kuq i Festivalit të Kanës është shtruar dhe për herë të parë ka shkelur në të edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora. ...

17:48

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI