Flash

Një 'po' e Gasperini, do të lëvizë gjysmën e pankinave të Serie A

Lapsi.al 16 May 2019
Një 'po' e Gasperini, do të lëvizë gjysmën e

Mbeten ende dy javë deri në fund të kampionatit, por merkato e trajnerëve është në kulmin e saj. Roma duket se ka braktisur pistën Sarri për tu përqendruar tek Giampiero Gasperini. Pranimi i mundshëm i teknikut të Atalanta do ti hapë rrugën valzerit të pankinave: tek bergamaskët me shumë mundësi do të përfundojë Simone Inzaghi, ndërsa tek Lazio Lotito duket se do ti besojë projektin e ri Roberto De Zerbi, aktualisht tek Sassuolo.

Rreth sigurisë se Claudio Ranieri nuk do të jetë më trajneri i Romës në sezonin e ardhshëm, është duke u konfiguruar valzeri i trajnerëve. Një pazëll që do të zgjidhet vetëm javët e ardhshme. Menjëherë sapo në Trigoria të kenë aprovimin e Gasperini, do të mbetet zbuluar pankina e Atalanta. Favoriti për zëvendësuesin e tij do të jetë njeriu që pikërisht mbrëmë i shkaktoi dëshpërimin e madh, Simone Inzaghi, të cilit nuk duket se do ti mjaftojë fitorja e Kupës së Italisë për të qendruar në krye të Lazio. Lotito, në fakt, nuk është një mister që dëshiron të nisë projektin e ri dhe ka zbuluar tek De Zerbi njeriun e duhur për ti besuar skuadrën. E në fund, mbetet bosh Sassuolo, kështu që valzeri vazhdon...

Të këshilluara

Zyrtare, Inter e Skriniar deri në 2023

Ishte në ajër prej javësh, sot ka mbërritur zyrtarizimi: Milan Skriniar ka rinovuar kontratën me Inter për një tjetër sezon, me përmirësim të pagesës. Skadenca ...

17:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI