Flash

Dua Lipa pro abortit

Lapsi.al 16 May 2019
Dua Lipa pro abortit
ua Lipa u shpreh publikisht kundër ilegalizimit të abortit, që u firmos sot nga guvernatori i Alabama-s Kay Ivey. Në vazhdën e protestave të shumta kundër heqjes së lirisë së grave për të abortuar, këngëtarja postoi në Instagram një imazh të posterit: “Mbajeni abortin të ligjshëm”, ndërsa komentoi gjatë për çështjen duke e quajtur një dhunim të të drejtave të gruas. “Jo se është trupi yt. Jo se është zgjedhja jote. S’ka nevojë për asnjë lloj justifikimi. Asnjë burrë nuk duhet të ketë të drejtë të marrë një vendim kaq të rëndësishëm për trupin e gruas. Si është e mundur që aborti ndalohet përpara armëve? Të drejtat tona duhen dëgjuar. Dhe ne kemi të drejtën për t’u revoltuar. Keni gjithë mbështetjen time nga ana tjetër e oqeanit. Solidarizohem me motrat e mia.” Dua Lipa nuk është e vetmja artiste e njohur që ka dalë kundra  ligjit që ndalon abortin.

Mandatory Credit: Photo by ETIENNE LAURENT/EPA-EFE/REX/Shutterstock (10118808ed) Lady Gaga arrives for the 91st annual Academy Awards ceremony at the Dolby Theatre in Hollywood, California, USA, 24 February 2019. The Oscars are presented for outstanding individual or collective efforts in 24 categories in filmmaking. Arrivals – 91st Academy Awards, Los Angeles, USA – 24 Feb 2019

Pak ditë më parë, Lady Gaga shkruajti në Twitter se ky ligj, i dukej i padrejtë. “Të ndalosh abortin në Alabama është një dhunim, dhe më e urryeshme akoma është se përfshin edhe ato gra që janë përdhunuar, që përjetojnë incest me dëshirë ose jo. Ç’është kjo që doktorët që bëjnë aborte penalizohen më shumë se përdhunuesit? Është një tmerr dhe lutem për ato gra e vajza që po vuajnë në duart e këtij sistemi.”
View image on Twitter
I vetmi rast që përjashton ligji i ri është kur shtatzënia përbën një rrezik për shëndetin e mamasë.
Rasti i Alabama-s i paraprin një sërë ligjvënësish në të gjithë Amerikën, që po përpiqen të shtrëngojë abortin, me masa të ndryshme.

Të këshilluara

Rita Ora për herë të parë në Kanë

Prej ditësh tashmë tapeti i kuq i Festivalit të Kanës është shtruar dhe për herë të parë ka shkelur në të edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora. ...

17:48

Arrestohet aktori turk, dënohet për...

Aktorët e njohur turk, Çağatay Ulusoy e Gizem Karaca si dhe këngëtari Cenk Eren janë dënuar nga një gjykatë në Stamboll me nga 10 muaj burg për përdorim të lënd...

15:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI