Flash

"Cigan m...": Mihajlovic ofendohet dhe përplaset me një polic

Lapsi.al 16 May 2019
"Cigan m...": Mihajlovic ofendohet dhe përplaset me një

Jo vetëm përplasje mes policisë dhe ultrasve të Lazios, sepse vigjilja e finales së Kupës së Italisë mes bardhekaltërve e Atalanta është karakterizuar edhe nga tërbimi i Sinisa Mihajlovic, i ndaluar nga disa agjentë ndërsa kërkonte të reagonte në mënyrë të vendosur ndaj një fyerje që i drejtohej atij ("cigan m..."). E ofendimi ka ardhur pikërisht nga një agjent me uniformë, sipas asaj që ka saktësuar vetë serbi me gruan e tij në Instagram.

Tekniku ishte në makinë i drejtuar për në Olimpico me Drejtorin Sportiv të Bolonjës, Bigon, e avokatin e klubit. Të tre kanë kërkuar informacion për rrugën e kalimit, përmes pikave të kontrolleve dhe në atë moment ka nisur debati: polici është përgjigjur keq ndaj Mihajlovic, që reagoi dhe pastaj u ofendua nga agjenti me fjalët (“Cigan m...”) që ka shkaktuar tërbimin e teknikut, që ka zbritur nga makina për tu konfrontuar me policin.

Konfirmimin për këtë version të ngjarjes e ka dhënë edhe e shoqja Arianna Rapaccioni, në Instagram: "Ai që ofendoi Sinisa Mihajlovic nuk ishte një tifoz bardhekaltër, skenar që nuk lidhej me imazhin që ka lënë serbi në kohën kur luante për Lazio, por një përfaqësues i forcave të rendit, i angazhuar në pikat e kontrollit në stadiumin Olimpico. Pas një debati të shkurtër, personi në fjalë përdori epitetin "cigan", e aty erdhi edhe reagimi i teknikut kuqeblu, që u largua më pas nga katër policë".

Të këshilluara

Zyrtare, Inter e Skriniar deri në 2023

Ishte në ajër prej javësh, sot ka mbërritur zyrtarizimi: Milan Skriniar ka rinovuar kontratën me Inter për një tjetër sezon, me përmirësim të pagesës. Skadenca ...

17:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI