Flash

Britney Spears jo në gjendje mendore për të rifilluar performancat në Vegas

Lapsi.al 16 May 2019
Britney Spears jo në gjendje mendore për të rifilluar

Britney Spears nuk po kthehet në Vegas për një të ardhme të afërt dhe ndoshta kurrë.

Burime thanë për TMZ se këngëtarja nuk është në gjendje mendore apo fizike për të rifilluar performancat në Vegas, që duhet të nisnin në shkurt.

Menaxheri për një kohë të gjatë i Britney, Larry Rudolph tha: “Si personi që udhëheq karrierën e saj, bazuar në informacionin që unë dhe të gjithë profesionistët që punojnë me të kemi është e qartë se ajo nuk duhet të kthehet në muzikë, jo në të ardhmen e afërt por ndoshta kurrë më.”

Ai ka më shumë se dy dekada,që punon me artisten, duke përfaqësuar karrierën e saj nga viti 1998 në 2004 dhe nga viti 2008 e tutje.

Performanca e Spears në Las Vegas ishte planifikuar të kishte premierën në 13 shkurt, me 32 shfaqje të planifikuara deri më 17 gusht. Por shfaqet u shtynë në janar pasi këngëtarja u përball me probleme të shëndetit mendor. Ajo u shtrua në spital psikiatrik dhe tani po përpiqet të rikuperojë veten.

Të këshilluara

Arrestohet aktori turk, dënohet për...

Aktorët e njohur turk, Çağatay Ulusoy e Gizem Karaca si dhe këngëtari Cenk Eren janë dënuar nga një gjykatë në Stamboll me nga 10 muaj burg për përdorim të lënd...

15:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI