Flash

Brad Pitt e ka të vështirë të dashuroj sërish

Lapsi.al 16 May 2019
Brad Pitt e ka të vështirë të dashuroj sërish

Kanë kaluar gati tre vite nga dita kur Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund martesës. Gjatë kësaj kohe është vënë re se Brad nuk është përfolur për ndonjë histori të re dashurie dhe në fakt pas kësaj ka një arsye. Mund të ketë pasur vetëm thashetheme të pavërteta, por aktori i njohur nuk është shfaqur asnjëherë në publik me ndonjë vajzë. Burime për “Hollywood Life” kanë treguar se Brad nuk ka dalë me shumë vajza gjatë kësaj kohe, sepse e ka të vështirë të dashurojë sërish. “Ai nuk ka pasur ndonjë takim romantik dhe do shumë kohë që të dashurojë prapë. Brad ka shumë mikesha në industrinë e filmit. Ai shijon lidhjet platonike me disa njerëz, si për shembull me Lena Dunham, që është vetëm një shoqe asgjë më shumë”, kanë treguar burimet. Ata kanë shtuar se nëse aktori lidhet me një person, nuk do e prezantojë në publik dhe as tek fëmijët e tij derisa marrëdhënia e tyre të bëhet serioze. Tashmë Brad është duke shijuar jetën dhe është i fokusuar vetëm tek fëmijët dhe karriera e tij. Megjithatë Pitt nuk është i vetmi që ka përqafuar jetën si beqar, sepse edhe Angelina pas ndarjes nuk ka pasur një marrëdhënie të konsoliduar më dikë.

Të këshilluara

Arrestohet aktori turk, dënohet për...

Aktorët e njohur turk, Çağatay Ulusoy e Gizem Karaca si dhe këngëtari Cenk Eren janë dënuar nga një gjykatë në Stamboll me nga 10 muaj burg për përdorim të lënd...

15:10

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI