Flash

Ariana Grande në gjykatë, fotografi e padid për të drejta autori

Lapsi.al 16 May 2019
Ariana Grande në gjykatë, fotografi e padid për të drejta

Këngëtarja Ariana Grande është paditur në gjykatë sepse postoi fotografinë e saj në mediat sociale. Fotografi Robert Barbera ngriti një padi kundër yllit të popit të hënën në një gjykatë në New York për shkelje të së drejtës së autorit. Në padi ai tha se Ariana postoi dy fotografi në llogarinë e saj Instagram pa autorizim. Fotografi pohoi se 25-vjeçarja nuk i kërkoi kurrë leje apo pëlqimin e tij për të publikuar fotografitë. Fotografitë janë postuar në Instagramin e Grande në gusht 2018 dhe që atëherë janë fshirë. Barbera tani po kërkon 25.000 dollarë për secilën foto dhe çdo përfitim që Grande ka marrë nga postiumet e saj. Në dokumentat e gjykatës pretendohet se fotografi është autori dhe pronari i vetëm me të gjitha të drejtat, titullin dhe interesin për fotografitë, duke përfshirë edhe të drejtat e autorit.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI