Flash

Zyrtare/ Lamtumirë Atletico: Barcelona do të paguajë klauzolën 120 milionë për Griezman

Lapsi.al 15 May 2019
Zyrtare/ Lamtumirë Atletico: Barcelona do të paguajë
Antoine Griezmann ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid: sulmuesi francez i ka komunikuar shoqërisë e teknikut Diego Simeone vullnetin për të ndryshuar skuadër në përfundim të sezonit. Ajo kundër Levante do të jetë ndeshja e fundit e Griezmann me fanellën e Colchoneros, pavarësisht rinovimit të kontratës deri në 2023, kohët e fundit. Me shumë mundësi, do të jetë Barcellona skuadra e ardhshme e Griezmann. Klubi katalanas është gati të paguajë klauzolën e francezit që nga 1 qershori do të kalojë nga 200 milionë euro që është aktualisht në 120. Konfirmimi i lamtumirës ka ardhur përmes një postimi të publikuar në profilet sociale të klubit spanjoll, ku njoftohet se "Griezmann i ka komunikuar Atletico Madrid se nuk do të jetë një lojtar bardhekuq për sezonin e ardhshëm". Gjithnjë përmes tëitter të klubit janë publikuar edhe fjalët e kampionit të botës: "Pasi kam folur me klubin, dua të flas me ju për të bërë të ditur vendimin për tu larguar - thotë Griezmann në një video - kam dëshirë të përballem me sfida të reja, ky është klubi që më ka dhënë trofetë e parë e kam marrë shumë dashuri nga ana juaj. Ishin pesë vjet të mrekullueshëm. Faleminderit për gjithcka, do i'u mbaj në zemër".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI