Flash

Vetëm merreni: Manchester United paguan gjysëm e rrogës së Sanchez nëse Inter e do

Lapsi.al 15 May 2019
Vetëm merreni: Manchester United paguan gjysëm e rrogës së

Alexis Sanchez-Inter, një tjetër mundësi për një bashkim që mund të arrihej edhe më parë, në dy raste (para kalimit të kilenit nga Udinese tek Barcellona e para trasnferimit Barça-Manchester United). Agjenti i lojtarit ka qenë në Milano rreth 10 ditë më parë, e ka zhvilluar një takim me drejtuesit zikaltër, që më delikatesë ka nxjerrë të ekzagjeruar rrogën e lartë të lojtarit.

Por sipas medias angleze, Mirror mbi të gjitha, bindja është se Red Devils duan të shpëtojnë nga Sanchez, 30 vjec, që vjen nga dy dëmtime të gjata në gju e kofshë dhe që kondicionuan sezonin me vetëm 27 prezenca totale (por vetëm 1240' të luajtura). Ky është edhe motive që duan ta shesin tek Inter në huazim me të drejtën e blerjes, duke paguar gjysmën e pagës së lojtarit: 500.000 stërlina në javë, rreth 28 milionë euro në vit.

Në këtë mënyrë për zikaltrit tratativa mund të jetë e arritshme edhe pse, pavarësisht huazimit me shifra të ulëta e kursimit të 50% të pagës, duhet të shpenzojnë 14 milionë euro për vitin e kilenit. Praktikisht, aq sa është kërkesa e rinovitimit të Icardi, që nuk është miratuar ende. Sanchez do të bëhej lojtari më i paguar i skuadrës: shifra për momentin të pamenduara për planin e Suning.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI