Flash

Sarri lamtumirë Chelsea: zyrtarizimi pas finales të Europa League

Lapsi.al 15 May 2019
Sarri lamtumirë Chelsea: zyrtarizimi pas finales të Europa League

Për Maurizio Sarri koha tek Chelsea ka mbërritur në fund. Pavarësisht rezultateve të arritura, nga media britanike mbizotëron një farë pesimizmi mbi rikonfirmimin e teknikut italian, që me shumë mundësi do të ‘fluturohet’ pas finales së Europa League. Arritja matematike e Champions, nuk mjafton për ish-teknikun e Napolit, që vuan mbi të gjitha raportin e keq me shtypin, tifozët e presidentin.

Në Londër kanë bindjen se Sarri tashmë është një "Dead man ëalking". E ardhmja e tij tek Chelsea duket e shenjuar, pavarësisht nga rezultati i finales kundër Arsenal në Baku. I shënjestruar nga media angleze, në Premier tekniku italian është treguar gjithnjë i drejtpërdrejtë, por kjo ka shkaktuar në disa raste irritimin e tifozëve, por edhe Roman Abramovich. Në fund të sezonit situate duket e destinuar të zgjidhet me divorc e kthimin e teknikut në Itali.

Të interesuar për Sarrin, prej kohësh, janë Roma e Milan, klube që ndjekin me interes zhvillimet tek Chelsea. Franco Baldini, këshilltari i Pallotta, kërkon të ndikojë me miqësinë me teknikun, ndërsa kuqezinjtë, në rast dështimi të arritjes në Champions mund të largojnë Gattuso, duke i hapur pankinën teknikut të Chelsea, që në Londër po bën gati valixhet.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI