Flash

Fillon epoka e Edi Reja: nga Tropikali në Frankfurt, kjo është agjenda e kombëtares

Lapsi.al 15 May 2019
Fillon epoka e Edi Reja: nga Tropikali në Frankfurt, kjo është

Eleminatoret po afrojnë. Pas zgjedhjes në krye të kombëtares kuqezi të Edy Reja, e gjithë vëmendja është përqendruar në debutimin e teknikut dhe në impaktin që do të ketë ish-Lazio në krye të Shqipërisë. Pritja do të marrë fund, pas 5 ditësh, kohë kur Reja do të nisë punën me lojtarët. Në agjendën e teknikut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, përpara grumbullimit në Gjermani për të përgatitur në mënyrën më të mirë transfertën me Islandën dhe sfidën në shtëpi me Moldavinë, është nisja e punës në Tropikal pikërisht në 20 Maj.

Natyrisht tekniku ka menduar këtë sistem pune, për të mbajtur skuadrën pranë tifozëve të tyre e për të qenë në kontakt me median, në mënyrë që të mos krijohet një distancë që në hapat e parë të rrugëtimit. Deri në 26 Maj grumbullimi do të bëhet me vetëm 9 lojtarë, që kanë përfunduar kampionatet e tyre, ndërsa të hënën tekniku do të ketë në dispozicion gati 85% të grupit, me të cilët do të punojë deri në 2 Qershor. Pikërisht atëherë skuadra do të udhëtojë në mëngjes drejt Frankfurt, për një grumbullim katër ditor deri më datë 6 Qershor, me ekipin të plotë tashmë. Mëngjesin e të enjtes kuqezinjtë do të nisen për në Rejkjavik ku do të zhvillojë dy séance stërvitore: ditën e mbërritjes, në 6 dhe në 7, ndërsa debutimi i Edy Reja në pankinë do të bëhet në 8 qershor kundër Islandës, në orën 3 me orën tone. Nuk ka kohë për të humbur dhe kjo është e kuptueshme, ashtu si kërkesa e teknikut për tu nisur menjëherë pas ndeshjes me charter për në Tiranë. Seanca e parë stërvitore në Tropikal është programuar në datën 9 qeshor në Tropikal, ku skuadra do të qendrojë deri përpara ndeshjes me Moldavinë, që do të luhet në Elbasan Arena.

Gjithcka e menduar dhe e programuar në bazë të impaktit që Edy Reja kërkon të japë tek lojtarët dhe tifozët e tij të rinj. Tekniku nuk kërkon ti lërë në dorë asgjë rastësisë dhe pikërisht në 3 Maj ka inspektuar ambjentet e Kompleksit Tropikal, përpara se të ndiqte dy ditë më pas në Athinë Ergys Kaçen dhe Mihajn në ndeshjen Panathinaikos- Panetolikos.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI