Flash

Sot nis edicioni i 72-të i festivalit ndërkombëtar të filmit në Kanë

Lapsi.al 14 May 2019
Sot nis edicioni i 72-të i festivalit ndërkombëtar të filmit

Mbrëmja e sotme pritet të dhurojë spektakël për të gjithë të apasionuarit e filmit. Dekori dhe tapeti i kuq janë gati për të pritur yjet e kinemasë botërore në Edicioni i 72-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit. Edicionii këtij viti do të jetë një event historik, pasi për herë të parë hapet me një film horror, “The Dead Do not Die”.Gjithçka është gati për Festivalin e 72-të të Kanës. Dekori ka përfunduar ndërsa tapeti i kuq pret këtë mbrëmje yje të shumtë, përfshirë këtu edhe Quentin Tarantino dhe Abdellatif Kechiche që i bashkohen listës së regjisorëve të mëdhenj që garojnë këtë vit bashkë me Pedro Almodovar, Ken Loach apo vëllezërit Dardenne. Festivali i këtij viti do të jetë një event historik, pasi për herë të parë hapet me një horror. Do të jetë filmi “The Dead Do not Die”, “Të vdekurit nuk vdesin” me regji të amerikanit, Jim Jarmusch. Regjisori, me ironi, premton një kast aktorësh që zgjon të vdekurit, me Bill Murray, Adam Driver, Tilda Sëinton, Chloe Sevigny, Steve Buscemi, Iggy Pop dhe Selena Gomez. Festivali këtë vit do të presë yje të shumtë, përfshirë aktorët Leonardo DiCaprio, Brad Pitt, Isabelle Huppert dhe muzikantë Iggy Pop, Tom Waits, Elton John dhe Bono Vox. Gjiganti i kinemasë franceze, Alain Delon, marrëdhëniet e të cilit me organizatorët e festivalit kanë qenë të turbullta, do të marr një Palmë të Artë për vepër jetësore. Çmimin kryesor do ta japë juria, presidenti i së cilës është regjisori meksikan, Alehandro Gonzalez Injarti. Edicioni i 72-të i Festivali Ndërkombëtar të Filmit që nis këtë të martë do të vijojë deri më 25 maj, ndërsa për Palmën e Artë do të garojnë 21 filma.

Të këshilluara

Fejohet Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence, fituesja e Oskarit, veshi një fustan rozë nga L.Wells Bridal Sunday, për të festuar fejesën e saj me drejtorin e galerisë së artit Cooke Maro...

14:19

A do të ketë një kapitull të 4 John Wick?!

Regjisori Chad Stahelski foli për finalen e “John Wick 3 – Parabellum” dhe për mundësinë e një kapitulli pasues. Në fund të filmit të tretë të sagës, John Wick ...

15:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI