Flash

Moderatori shpjegon përse Xhensila nuk i shkon në emision

Lapsi.al 14 May 2019
Moderatori shpjegon përse Xhensila nuk i shkon në emision

Xhensila Myrtezaj nuk do të shkojë ndonjëherë në emisionin e Klan Kosovës, “Nd’rrimi i Natës”, pasi i paska mbetur hatri me moderatorin Alaudin Hamiti. Ka qenë ky i fundit që ka treguar mbrëmjen e djeshme arsyen përse këngëtares i ka mbetur hatri. Gjatë një bisede me të ftuarin Don Phenom, Alaudini refuzoi t’i përgjigjej një pyetjeje pikante. Ai po luante lojën “Haje ose thuaje”, kur Don Phenom e pyeti për emrin e reperit që nuk i pëlqen: Cilin nga reperët shqiptarë nuk mund ta dëgjosh fare sepse s’të pëlqen?!

Por moderatori refuzoi të përgjigjej dhe në vend të përgjgjigjes hëngri specin djegës. Ai më pas zbuloi edhe arsyen përse nuk tha një emër, duke treguar historinë me Xhensilën:

“Jooo a e di pse është problem? Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”.

Pas kësaj deklarate, Alaudin Hamiti madje ka tentuar të ftojë Xhensilën në emision, por kjo e fundit nuk ka pranuar pasi sipas tij, i ka mbetur hatri:

“Edhe Xhensila ka hatërmbetje që atëherë. Unë e kam ftuar Xhensilën në emision, në fakt këto koleget e mia e kanë ftuar dhe përgjigjja e saj ka qenë: Jo se s’më pëlqen moderatori”.

Pikërisht për të mos i shtuar listës një tjetër të famshëm që refuzon t’i vijë në emision, Alaudini zgjodhi të hajë specin djegës.

Të këshilluara

A do të ketë një kapitull të 4 John Wick?!

Regjisori Chad Stahelski foli për finalen e “John Wick 3 – Parabellum” dhe për mundësinë e një kapitulli pasues. Në fund të filmit të tretë të sagës, John Wick ...

15:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI