Flash

"Jam i sterilizuar". Vazektomia nuk e ndalon Ronaldon: "Kam ruajtur mjaftueshëm për një skuadër futbolli"

Lapsi.al 14 May 2019
"Jam i sterilizuar". Vazektomia nuk e ndalon Ronaldon: "Kam

Ronaldo, Luis Nazario de Lima. Fenomeni, sot president i Valladolid. I diskutuar, i dashur, i jashtëzakonshëm. Unik. Sipërmarrës tani, kampion më parë. Ka kaluar Fenomeni, nga të gjitha: ditë të mrekullueshme e mbrëmje të errëta. Ndonjëherë edhe pa gjumë, si ajo e finales së Botërorit japonez në Yokohama në 2002: "Nuk kam fjetur asnjë minutë - ka rrëfyer Ronaldo për Financial times – nga frika se mos më ndodhte një tjetër sulm epilepsie. Kisha frikë mos më ndodhte e njëjta gjë si në Paris. Kurt ë gjithë shkuan në shtrat, pas darkës, mora Dida me vete dhe e detyrova të rrinte me mua zgjuar gjithë natën". Shkoi mirë, Fenomeno shkatërroi Gjermaninë e Brazili fitoi Botërorin.

Dobësi dhe frikëra të një kampioni që sot,duke rimenduar për ato kohë, tregon një episod të vecantë: "Sot ka organizime për shumë gjëra, nëse je me ngjyrë, nëse je gay... Por nuk kujtoj askënd që të më ketë mbrojtur kur quhesha trashaluq. Por nuk më shqetëson". Forca e Fenomenit ka qenë gjithnjë ajo e aftësisë për të kaluar gjithcka me një të qeshur, e njëjta me të cilën, në përfundim të intervistës, tregon një detaj të jetës së tij private: "Po, kam bërë vazektomi – zbulon Ronie – por kam ngrirë aq shumë kampione sperme sa janë mjaftueshëm për një skuadër futbolli". E nëse trashëgimtarët do të kishin 1/10 e klasit të tij, do të ishte një skuadër e frikshme!

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI