Flash

Video/ Guardiola feston, City është kampion! Për Liverpool Premier mbetet e mallkuar

Lapsi.al 12 May 2019
Video/ Guardiola feston, City është kampion! Për Liverpool

Manchester City është kampion i Anglisë për të gjashtë herë në histori. Skuadra e Pep Guardiola triumfon 4-1 në fushën e Brighton: pas disavantazhit të Murray (27'), miqtë përmbysin ndeshjen me golat e Agüero (28'), Laporte (38'), Mahrez (64') e Gündogan (72'). I kotë 2-0 i Liverpool përballë Wolverhampton, firmosur nga Mané: kurrë një skuadër nuk kishte arritur në vendin e dytë në Premier duke grumbulluar 97 pikë, por sic duket titulli në ishull mbetet i mallkuar për Reds e Jurgen Klopp.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/3w/3wjA.mp4

Ashtu si edhe mendohej në fakt, në 90 minutat e fundit Citizens nuk kishte ndërmend të hidhte dëm një sezon të tërë, jo me një si Guardiola në pankinë. E pasi kaluan një javë më parë sprovën me Leicester, nuk dukej Brighton pengesa e pakalueshme për armatën e teknikut spanjoll të lancuar drejt titullit kampion në sezonin 2018/19. Ndoshta ishte edhe kështu, por një drithërimi goli i Murray në minutën e 27’ duhet tia ketë dhënë Citizens. Ose më saktë një shkundje, sepse nuk ishte bërë rrotullimi i plotë i akrepave të sekondave, kur Sergio Aguero barazoi rezultatin.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/ma/mA4K.mp4

Përmbysja në këtë pikë ishte cështje minutash, ekzaktësisht 10 dhe Aymeric Laporte përmbysi krahun e fitores, duke dëshpëruar në krahun tjetër Liverpool, që udhëhiqte 1-0 ndaj Wolves me golin e Mane. Për të besuarit e Guardiolës administrimi i fitores ishte një lojë fëmijësh dhe Mahrez siguroi rezultatin në minutën e 64’, përpara se Ilkay Gundogan të firmoste pokerin 18 minuta nga fundit.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/gy/Gy5O.mp4

Kampion për të dytin sezon radhazi për teknikun spanjoll, që blindon jkështu pozicionin e tij, pavaraësisht dështimit në Champions, ndërsa do të kërkojë të kurorëzojë sezonin edhe me Kupën e Federatës në 19 maj, përballë Watford. Shifrat e Citizens në këtë edicion të Premier kanë qenë të jashtëzakonshme, mjafton të përmendësh 98 pikët në 38 javë dhe 95 golat e shënuar, sulmi më i mirë i Premier, e 23 të pësuar, mbrojtja e dytë më e mirë pas Liverpool.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI