Flash

Video/ Fanellat e reja sjellin ters: Juventus rrëzohet në Romë

Lapsi.al 12 May 2019
Video/ Fanellat e reja sjellin ters: Juventus rrëzohet në Romë

Roma mposht Juventus e shpreson ende në kualifikimin për në Champions League sezonin e ardhshëm. Do të jetë një betejë e vështirë në javët e mbetura, por ndërkohë barazon Milan në kuotën 62 (-3 nga Atalanta e -1 nga Inter, që është i impenjuar nesër kundër Chievo). Vendosën golat në fund të ndeshjes të Florenzi e Dzeko, duke i dhënë debutimin e hidhur fanellave të reja, me të cilët Juventus do të luajë sezonin e ardhshëm.

Bardhezinjtë nisën fort lojën dhe Mirante bëri ndërhyrje të jashtëzakonshme menjëherë. Portieri verdhekuq është fantastik ndaj Cuadrado në fillim, e më pas përballë Dybala. Nga ana tjetër, Pellegrini godet traversën me një goditje-kros me Szczesny të mundur. Rreziku i fundit i pjesës së parë vjen nga këmbët e Dybala, por Mirante devijon goditjen me të majtën të Joya në shtyllë.

Ka shumë më tepër ritëm pjesa e dytë dhe në të 63' anullohet goli i Cristiano Ronaldo. Do të kishte qenë goli i 22 i portugezit në Serie A, por në pasimin e Dybala VAR e ka gjetur në pozicion jashtë loje. Mirante bën shpëtimtarin edhe ndaj Emre Can, por në të 79 ndryshon gjithcka nga një gabim i Chiellini. Kapiteni humbet topin dhe Dzeko kombinon me Florenzi që nuk gabon përballë Szczesny, duke e dërguar topin mbi portierin juventin. Me bardhezinjtë të zbilancuar para, në kërkim të barazimit, Under e Dzeko krijojnë golin e dytë, që vulosi rezultatin.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/95/95a9.mp4

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI