Flash

F1/ Hamilton i tregon vendin Bottas dhe tallet me Ferrari: "Fituam që në kthesën e parë"

Lapsi.al 12 May 2019
F1/ Hamilton i tregon vendin Bottas dhe tallet me Ferrari: "Fituam që

Kush kishte dyshim se kush është padroni në skuderinë e Mercedes, duhet të priste Cmimin e Madh të Spanjës për ta mësuar. Pas provave dhe kualifikueseve drithëruese të Valtteri Bottas, kampioni në fuqi Lewis Hamilton i tregon pjesën fundore të makinës, me një vend të parë që e konsolidon në krye të klasifikimit për pilotë britanikun. Triumfi në Barcellona është konfirmues në fakt për momentin e artë të Mercedes, që rrëmbeu dopietën e pestë në po kaq gara: "Èshtë një rezultat i pabesueshëm, që më bën shumë krenar për këtë skuderi - ka thënë britaniku – Kanë qenë gara të forta me Valtteri, por nisa mirë dhe e fitova që në kthesën e parë garën".

Lewis, si gjithnjë, ka fjalë të bukura për skuadrën e tij, e nuk kishte në fakt sit ë ishte ndryshe: "Para së gjithash duhet të falenderoj skuadrën. Të bësh 5 dopieta radhazi është dicka që më bën krenar, sepse jam pjesë e skuadrës dhe e shoh si punojnë të gjithë. Po bëjmë historinë". Valtteri, nga ana e tij, pranon se starti në GP ishte deciziv: "Ishim shumë afër në nisje, freksioni pati një kundërkohë të cuditshëm në momentin që e lëshova, dicka nuk funksionoi dhe më bëri të humbas kohë".

Lewis Hamilton triumfoi në Spanjë duke marrë fitoren e tretë sezonale, njëkohësisht edhe kryesimin e klasifikimit të Botëriorit, me 7 pikë përpara Bottas. I treti Red Bull i Verstappen, ndërsa nuk ishte kurrë në garë Ferrari: Vettel 4°, Leclerc 5°, në një garë që konfirmoi startin e tmerrshëm të skuderisë italiane.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI