Flash

Europa League/ Finale në Baku, udhëtim i pamundur e pak bileta: tërbohen tifozët anglezë

Lapsi.al 11 May 2019
Europa League/ Finale në Baku, udhëtim i pamundur e pak bileta:

Në Londra ashtu si në Liverpool, futbolli anglez është protagonist në Europë e do të diskutojë përpara finalen e Europa League (Arsenal vs Chelsea) e më pas atë të Champions (Tottenham vs Liverpool). Vetëm se në vend të lumturisë për këto përballje, në ato anë, këto ditë mbizotëron indinjata për zgjedhjen e Uefa përsa i përket biletave për dy sfidat. Tifozët e Chelsea e Arsenal, janë tërbuar për zgjedhjen për të luajtur finalen në Baku, në Azerbaixhan. Motivi? Kosto të larta për transfertën dhe pak bileta në dispozicion. Pavarësisht një stadiumi me 68700 vende, Uefa i ka rezervuar dy klubeve vetëm nga 6mijë bileta. Por duke lënë mënjanë koston e biuletës, klubet kanë përllogaritur një shpenzim prej të paktën 1000 euro për person për të arritur kryeqytetin azer.

Në lidhje me finalen në Baku të Europa League është shprehur edhe Jurgen Klopp: "Këta zotërinj që marrin vendimet, nuk e di cfarë hanë për mëngjes. Baku, nuk e kam një ide se si mund të shkosh, a ka fluturim të rregullt linje? Këto zgjedhje duhet të jenë shumë më të arsyeshme. Duket fare e papërgjegjshme, nuk e di si e bëjnë".

I shkon dicka më mirë tifozëve të Liverpool e Tottenham, që në Ëanda Metropolitano kanë në dispozicion nga 16mijë bileta nga 68mijë të disponueshme, me përfaqësuesit e shumë tifozerive që kanë kërkuar më shumë transparencë mbi koston e fluturimit e biletave duke u ankuar për rritjen 40% në aksin Londër-Madrid.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI