Flash

Rakitic zikaltër, Barcelona gati të pranojë transferimin

Lapsi.al 10 May 2019
Rakitic zikaltër, Barcelona gati të pranojë transferimin

Tani kalimi i Ivan Rakitic tek Inter nuk është më vetëm hipotezë e merkatos. Zërat që vijnë nga Spanja bëhen gjithnjë e më shumë insistues e flasim tashmë për një tratativë të avancuar. Sipas Mundo Deportivo, zikaltrit e Barcellona kanë diskutuar kalimin e kroatit dhe mbetet vetëm aprovimi final për trasnferimin e mesfushorit në Milano. Bëhet fjalë për një operacion prej 50 milionë euro, aq sa katalanasit vlerësojnë nënkampionin e botës dhe kampionin e ri të Spanjës. Për finalizimin e bisedimeve duhet pritur fundi i sezonit, që sheh Barcelonën në pritje të luajë finalen e Kupës së Mbretit kundër Valencia.

Rakitic ishte në ikje verën e kaluar, por vendosi të qendronte për të fituar Champions League. Dështimi i misionit europian, e ka bindur të provojë një aventurë të re edhe për shkak të ardhjes nga Ajax të de Jong, që do ti marrë hapësirë. Për më tepër raportet me tifozërinë duken të thyera pas disfatës në Anfield.

Inter, ndërkohë, duket se është skuadra e duhur për Rakitic, që ka marrë propozimin për një rol prej protagonist absolute, me shumë mundësi përkrah mikut të tij Brozovic. Ende nuk ka një akord mes Marotta e lojtarit mbi pagën e kohëzgjatjen e kontratës, por është vetëm cështje kohe edhe pse kosto e operacionit frikëson disi Inter.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI