Flash

Pas Loredanës reagon dhe Mozzik

Lapsi.al 10 May 2019
Pas Loredanës reagon dhe Mozzik

Tashmë kudo në mediat shqiptare po bën bujë të madhe lajmi se Loredana është arrestuar mbrëmjen e së martës dhe se mbi të rëndon akuza se ka kanosur dhe mashtruar një çift zviceran duke i zhvatur rreth një milion franga së bashku me vëllanë e saj.

Edhe pse ajo është e lirë aktualisht, të gjithë fansat, por jo vetëm, janë në pritje të një reagimi nga reperja, se si qëndron e vërteta.

Pak më parë vëllai i Mozzik, Getinjo, përmes një postimi në Insta Story tregoi publikisht se askush nuk do arrijë që t’i ndalë dhe t’i shohë të shkatërruar: “Njeri është i fortë, krejt i përballon, fyerjet e njerëzve, paragjykimet e njerëzve, po, po, krejt i përballon njeri. Bravo për kët planprogram, na keni godit fort, ja keni arrit! Por kurrë s’keni me arrit me na nal, kurrë s’keni me arrit me na pa të shkatërruar, kurrë. Ju don xhaxhi Get shumë! Ju pafsha bash qaty ku doni mem pa.”

Mirëpo së fundmi edhe Mozzik, partneri i Loredanës e ka thyer heshtjen për çështjen në fjalë!

“Prive.al” raporton se çifti i njohur ka mbërritur në Prishtinë për të xhiruar një videoklip dhe gjatë një prononcimi për mediat reperi është shprehur se shumë shpejt do të flasin vetë avokatët në lidhje me arrestimin e Loredanës.

Ndërkohë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim…

Të këshilluara

"Avengers: Endgame" rrëzon nga froni Titanic

“Avengers: Endgame” mund të bëhet filmi më i shikuar në historinë e kinemasë. Aktualisht ka kaluar në arkëtime “Titanic” dhe po vrapon drejt “Avatar“. Kapitulli...

19:16

Hailey Bieber shtatzanë?! (VIDEO)

Pas mbrëmjes së Met Gala 2019, një numër i konsiderueshëm personazhesh publikë morën pjesë në një tjetër festë dhe shumë prej tyre ndërruan look dhe u tjetërsua...

18:20

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI